Grupi “Bal ve Kan”

Pyetjet më të shpeshta që bëhen gjatë një bisede të lirë apo në ndonjë debat televiziv mbi kultivimin e  muzikës të mirëfilltë në Maqedoni, kryesisht në krahinën e Pollogut janë: “Sa i kushtohet rëndësi këtij lloj arti? Cila muzikë është më dominante? Kush janë faktorët kyç për degradimin e muzikës në përgjithësi? Përse grupeve muzikore nuk ju kushtohet rëndësia e mjaftuar për të mbijetuar?” – përgjigjet e këtyre pyetjeve do t’i shfaqim në vazhdim.

Tregu muzikor aktualisht është i stërmbushur nga këngëtarët, muzikantët amator dhe gjithnjë prodhojnë muzikë afatshkurte apo sezonale duke mos poseduar asnjë vlerë muzikore.  Kjo ndodhë për shkak se ne çdo ditë njoftohemi me këngëtarë të rinjë, të cilët shumica nga ato nuk kanë talent për muzikë dhe nuk ju bën përshtypje ky element kryesor për ta mbajtur denjësisht epitetin “muzikant” qoftë edhe të jetë muzikant amator, që fatkeqësisht nga masa e gjërë e popullsisë ky fenomen për momentin është tejet favorit. Ky problem ta quajmë kështu, është një hendikep i kohës ku ato të cilët i plotësojnë  të gjitha kushtet  e të qenurit muzikant gati se po zëvendësohen nga antitalentët amator të cilët çdo gjë që kanë është pamja e jashtme dhe performancat skenike.

Në këtë treg muzikor për të cilin po flasim, dukshëm vërehet mungesa e grupeve muzikore. Ata të cilët po dominojnë në këtë aspekt janë maqedonasit, që në çdo vend i kanë dyert e hapura për çfarëdo lloj çështjeje, kurse nga ana tjetër, kombet tjera janë anashkaluar dhe nuk kanë patur përkrahje ose kanë patur përkrahje simbolike financiare. Problem tjetër është se grupet në përgjithësi, fatkeqësisht, kanë jetëgjatësi të shkurtë, si për arsye ekonomike, po ashtu edhe për faktin që ndonjëri nga grupi pretendon ta ndërtojë karrierën profesionale vet. popullata Gjithashtu, rol të rëndësishëm luajnë edhe mediat të cilët po bëjnë reklamime të tepërta për diçka që është më pak e rëndësishme se sa për grupet muzikore, duke mos haruar edhe institucionet shtetërore që nuk investojnë aq sa duhet në këtë drejtim.

Grupet shqipëtare dhe turke të cilët i mbijetuan këtij fenomeni janë shumë pak por me një vlerë shumë të madhe si psh: “Elita 5” , “Xxl-band” , “As band” etj  dhe jo më kot e lam për në fund grupin “Bal ve Kan”  një grup me shumë vlera artistike dhe ky punim do jetë një profil për këtë grup të mirënjohur në qytetin e Gostivarit edhe më gjërë.

Grupi “Bal ve Kan”  u informua në vitin 2005 në fillim me tre anëtar: Ebrar Mazhar në klaviaturë, Halil Imam  gitarë dhe Ika Yusuf  vokalist.  Emri i grupit “Bal ve Kan” është origjina e emrit Ballkan që do të thotë Bal (mjaltë) dhe Kan (gjak).

Pyetja e parë që u parashtrua nga ana ime ishte se në çfarë zhanri muzikor bëjnë muzikë dhe përgjigjja ishte shumë interesante, po bëj citimin e përgjigjes: “rock, rock dhe vetëm rock”.

Një gjë që e bën të veçantë këtë grup prej fillimit të karierës muzikore është fakti që asnjëri prej këtyre të rinjëve gostivaras nuk është marrë profesionalisht me muzikë por gërshetimi i talentit, dëshirës së madhe për artin muzikor dhe puna e palodhshme dhe e vazhdueshme bëri që sukseset të jenë gjithmonë në rritje. Me këtë formacion në fillim kanë bërë muzikë në lokale të ndryshme brenda dhe jashtë Gostivarit, por në koncertet serioze ka patur edhe instrumentistë shtesë si perkusionist me raste edhe basist. Në fund të vitit 2006 këtij grupi i shtohen edhe dy anëtar të rinjë, Kortan Idrizoğlu në perkusion dhe Haris Ahmet gitarist. Me ardhjen e tyre në këtë grup, në mungesë dhe pamundësinë e gjetjes së një basisti, klaviaturisti Ebrar Mazhar duke patur paraprakisht njohuri mbi gitarën mëson basgitarën. Më vonë, në vitin 2013 solisti Ika Yusuf me vetëdëshirë largohet nga grupi dhe në vend të tij Ebrar Mazhar mer dy role, bëhet edhe vokalisti i grupit.

Gjatë këtyre viteve kanë realizuar mbi tetëdhjetë koncerte të mëdhaja në shumë qytete të Maqedonisë, si në Gostivar, Tetovë, Shkup, Ohër, Strugë, Kërçovë, Shtip, Resnje, gjithashtu edhe në Turqi, si në Stamboll, Ankara, Eskishehir, Izmir, Sakaria, Bursa, duke mos i anashkaluar edhe koncertet e pafundme humanitare.  Po ashtu, kanë realizuar edhe tre turne të mëdhaja ku dy ishin në Maqedoni dhe një në Turqi.

Turneu I parë u realizua në vitin 2007 në Maqedoni, në disa qytete si Gostivar, Tetovë, Shkup, Ohër, Vallandovë dhe Kërçovë, nën mbështetjen dy organizatave joqeveritare “Oğular Derneği”, “Matykat” dhe pesë kompani private.

Turneu I dytë ishte po ashtu në vitin 2007, disa muaj me vonë që u realizua  në shumë qytete të Turqisë si Stamboll, Sakaria, Eskishehir, Ankara dhe Bursa, e financuar nga komuna e Sakarias dhe nga Ministria e Kulturës së Turqisë.

Turneu I tretë ishte ai i dhjetë vjetorit të grupit që u realizua po ashtu në Maqedoni, nën mbështetjen e “Gem Production” dhe disa sponzor si “Cevahir Holding”, “Tudors”, dhe “Ako Gradba”.

Koncerti në qendër të Sakarias dhe koncertet në vitet 2006, 2009 dhe 2015 në Gostivar, janë koncertet të cilat i veçojnë më së tepërmi dhe që i ruajnë në memorjen e tyre me një nostalgji të padiskutuar. Gjithashtu, mirënjohjet dhe lëvdatat nuk kanë munguar asnjëherë nga ana e kryetarëve të komunave të qyteteve të ndryshme dhe duke mos i anashkaluar edhe koncertet e pafundme humanitare.

Kanë qenë të ftuar si mysafir në shumë televizione në Maqedoni, po ashtu edhe në Turqi në “TVM”, “TRT”, “CINE 5”, “RUMELI TV”, etj.

Në vitin 2006, nxorën këngën e tyre të parë e titulluar “Ölüler de Yürür” dhe gjithashtu, me këtë këngë në të njejtin vit në edicionin e parë në festivalin “Rumeli Fest” të mbajtur në Shkup, fitojnë vendin e parë. Në vitin 2009 e përpunuan këngën popullore “Ramizem” e aranzhuar në stilin e vet grupit “rock”, pastaj viti 2010 sjell këngën e re “Düşlerde Yaşamak”. Dy vite më vonë nxorën këngën “Seninle” e huazar me të drejtat autoriale të këngëtarit shqiptar Veli Saitit “Zeshkanja” dhe po në këtë vit promovuan edhe albumin Single me 3 këngë, ku të pranishëm ishin edhe televisionet “TRT” dhe “TVM”.

Aktualisht grupi “Bal ve Kan” nuk është aq aktiv ashtu si në vitet 2006-2013, për shkak se janë duke punuar mbi albumin e tyre të ri që do të publikohet së shpejti.

Ky album në vetvete do të përmbajë rreth tetë këngë. E veçanta e këtij albumi është se nuk do të jetë album standart që ne jemi mësuar gjithnjë të shohim nga artistët tanë. Në këtë album siç tha edhe vetë vokalisti/basgitaristi i grupit Ebrar Mazhar, do të jetë album tematik, ku kjo temë do të shjellohet në të gjitha këngët pra, çdo këngë do jetë vazhdimësi e temës së caktuar. Zhanri i albumit do jetë “Rock”, por do ketë edhe motive të muzikës klasike dhe me efekte elektronike.

Grupi “Bal ve Kan” nga ky album nuk pret që të bëjë bujë shumë të madhe, pasi që nuk do jetë një album komercial dhe ne si dëgjues të muzikës pak a shumë e dijmë që albumet tematike janë jashta kornizave të komercializmit. Ky grup së bashku me adhuruesit e tyre shpresojnë që të ringjallet “Rock” muzika turke në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button