Aziri: RDSH gënjen për Teatrin e Tetovës

Ndaj akuzave të RDSH-së ka reaguar drejtori i teatrit të Tetovës, Valmir Aziri. Në reagimin e tij me shkrim theksohet:

“Forumi rinor i PDSH-së, si duket është i humbur në hapësirë dhe kohë pasi po shpifin dhe gënjejnë pa fije turpi kur bëhet fjala për ndërtimin e Teatrit të Tetovës, dihet mirëfilli se është hapur tenderi ndërkombëtar për ndërtimin e teatrit, është përzgjedhur projekti ideor i teatrit, dhe në momentin që përfundojnë afatet e procedurave për tenderë do të hidhet gur-themeli i teatrit, të cilën ne besojmë që gjatë muajve korrik dhe gusht të fillojnë punimet e ndërtimit të Teatrit dhe Bibliotekës”, thekson Aziri.

Aziri paraqet edhe disa fakte, siç i quan, mbi punën e Teatrit të Tetovës

– Teatri i Tetovës sot ka buxhetin 3 here më shumë se kur ka qen ministër kuadër i PDSH-së
-ne 3 vitet e fundit janë vendosur ne skenë mbi 13 premiera dhe me shumë se 100 repriza
-Festivali ndërkombëtar i Teatrit të Tetovës sot është bërë festivali më i vizituar në rajon
-Punësimet e aktorëve dhe stafit teknik janë shndërruar ne normalitet për këtë teatër
dhe Teatri i Tetovës është etabluar në hartën e teatrove rajonale me seriozitetin e punës së tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button