Histori dashurie

 

E kam të nevojshme  të them se “unë njeriu”, ai i përditshmi lajkatar, gënjej kur them pa kandar “të dua”. Jam një tinzar i vogël dhe i dobët çdo herë që i them dikujt që e kam zili “të dua”. Unë atë, ndaj të cilit ndjehem inferior, në mënyrë hipokrite mundohem ta afroj duke i thënë “unë kam mik.. unë të dua!”. Por ndërkohë, “Unë” njeriu pa shkëlqim, i zakonshëm dhe i mërzitshëm, pa ndonjë inteligjencë të veçantë, nuk di të dua. Ndjehem keq kur kam përpara inteligjentin e dashur, “atë pasqyrën” ku shihem dhe më kujtohet që nuk jam kam lindur në të njejtin vit me të.

Më kujtohet se nuk kam lindur në njëjtin qytet apo pallat më të, por diku në provincë, apo në ndonjë fshat të harruar. Nuk e kam emrin dhe historin e tij, idetë  dhe botën shpirtrore apo atë miqësore të tij. Nuk e pashë dhe nuk e gëzova të njëjtën dashuri që mori si dhuratë në jetën e tij ai tjetri. Kështu gënjej edhe kur i drejtohem një vajze e i them “të dua”.

Në të vërtetë unë atë vajzë nuk e kam objektiv dhe destinatare të ndjenjës time më të madhe. Nuk i jap asaj çdo gjë. Nuk i jap shpirtin dhe energjinë e madhe që del prej tij. Unë, si lajkatar, ziliqar dhe egoist, i vogël dhe mizantrop, dua prej saj ate çka më intereson tek ajo, por nuk e dua atë. Pra unë nuk i jap në inflacion, pallavra, gënjeshtra e plot të tjera si këto. E atëherë më lind pyetja; Po çfare dua unë ndaj këtij?!

Çfarë kërkoj unë nga njeriu. Atë që s’e kam?! Atë që s’mund ta kem?! Të kaluarën dhe shpirtin e tij?! Dhe përgjigjja më vjen e rrufeshme. Jo. Unë nuk e dua ate. Unë dua më të padrjejtën ate që s’e marr dot, atë që s’është e imja, atë që s’kam për ta patur kurrë. E kështu si rrjedhojë nuk dua por lakmoj. Ky është verbëri i përshtatshëm: “Lakmoj dhe kam zili”- kjo është motoja jonë e përditshme që në mënyrë të  pavullnetshme që më bën të më errësohen sytë dhe jo rrallë t’i dua të keqen atij tjetrit. Dua që ato që ai zotëron t’i nënshtrohen dëshirës por jo dashurisë sime. Jam egoist dhe vanitoz ndaj tij. Dua për vehte edhe pjesën time por mbi të gjitha atë çka ka të mirë e të shtrenjtë “ai tjetri”. Dhe Dashuria përballet me veset dhe mëkatet tona, por edhe me parregullsitë e fjalorit. Unë Dua në sensin që: “kam Nevojë”.

Po, kam nevojë është gjetja tjetër për të bërë përdorimin korrekt të fjalëve pa thënë të dua. Pra, kam nevojë ta shoh poshtë këmbëve të mia atë  që unë lakmoj dhe jo dua. Duhet të rregullojmë edhe fjalorin tonë të përditshëm përveçse udhës së shpirtit për të mos u keqkuptuar nga të tjerët. Sepse kemi një jetë të tërë që gënjejmë dhe krijojmë iluzijonë duke thënë e dua atë. Atë që më shkakton traumën më të fortë të inferioritetit. Atë që “unë” s’jam dot. Në këtë rast kemi të bëjmë me një ndjesi tjetër dhe aspak me dashurinë. “Unë” kam nevojë për atë por nuk dua, nuk dashuroj.

Autor: Eroll Velija

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP