Çmimin “Zhan Mone” e fitoi gazetari i ndjerë i “Meta-s”, Vllade Gjorçev

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoni, çmimin e këtij viti “Zhan Mone”, në kategorinë për tekst më të mirë gazetaresk ia ka ndarë gazetarit të ndjerë të agjencisë së lajmeve “Meta”, Vllade Gjorçev, njofton Portalb.

Në konkursin e këtij viti, për çmimin “Zhan Mone” ishte në temën “Marrëveshja e Përzhinës dhe pastaj”, ndërkaq Gjorçev çmimin e fitoi për storje hulumtuese lidhur me hetimin për rastin “Transportuesi”, që e hapi Prokuroria Speciale Publike (PSP), por edhe për angazhimin e plotë të tij autorial dhe gazetaresk në raportimin për Marrëveshjen e Përzhinës dhe për proceset që dolën nga ajo.

Çmimin për fotografi më të mirë profesionale e mori, Robert Atanasovski, ndërkaq për fotografi amatore, Darko Cvetanovski.

Çmimin në emër të familjes së gazetarit Gjorçev, i cili ndërroi jetë më 20 nëntor të këtij viti, e kanë pranuar, dy kolegët e tij nga redaksia e “Meta-s”, Simona Atanasova dhe Dimitar Tanurov.

Përndryshe, në këtë konkurs janë pranuar 58 paraqitje, nga të cilët 14 për fotografi raportuese, 7 për tekst më të mirë gazetaresk dhe 37 për fotografi më të mirë amatore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button