Gëzuar datëlindjen Adelina Ismajli!

Ajo është me siguri një nga këngëtaret më tërheqëse të skenës shqiptare, edhe nëse sot shumë prej kolegeve të saj mund të performojnë duke provokuar me lëvizje apo veshje sensuale është edhe meritë e Adelina Ismajlit.

Shumëkush e kujton këngëtaren 18-vjeçare dhe performancën e saj “të ekzagjeruar”, veçanërisht për atë kohë edhe në atë event serioz muzikor në vitin 1997. Bëhej fjalë për Festivalin e Këngës të RTSH, dhe me siguri që jo kushdo do të guxonte si ajo duke thyer tabutë në më “të çmendurën” prej mënyrave ndërsa këndonte këngën “Zemrën nuk ta fal”. Një vallëzim modern i rrallë për atë kohë dhe në fund këngëtarja i surprizën të gjithë duke u zhveshur vetëm me një fustantransparent dhe me të brendshme. Një performancë që u duartrokit mbi 5 minuta, duke e kthyer atë në skenë për tre herë. Diçka e tillë nuk kishte ndodhur më parë në atë festival, transmeton bordo.al.

Po në këtë vit këngëtarja që është dalluar për format dhe tiparet e saj, është zgjedhur edhe Miss Kosova.

adelina miss

Karriera në muzikë e Adelinës ka filluar qysh në moshë të vogël. Ajo ka studiuar pianon dhe ka marrë pjesë në shumë festivale për fëmijë ku ka fituar edhe shumë çmime të para. Shpirti artistik, natyra e drejtpërdrejtë dhe e sinqertë e saj, si dhe komunikimi i rrjedhshëm ndërtonin profilin e duhur edhe për një moderatore ndaj Adelina, ende fëmijë asokohe prezantoi emisionin “Akordiada e fëmijëve”.

Në moshën 11-vjeçare më e madhja e motrave Ismaili numëronte tre albume. Albumi i saj i tretë që shënonte dhe video-projektin e parë për fëmijë “Ne jemi bukuria e atdheut”, u përcoll me një dokumentarë të shkurtër ku Adelina prononcohej kundër regjimit serb, çka bëri që shumë nga emisionet kulturoro-artistike të censuroheshin nga Radio- Televizioni i Serbisë.

Janë të shumtë faktorët që e bëjnë Adelinën një femër “rebele” dhe revolucionare.

adelina

Ajo ka qenë gjithashtu një mbështetëse e fortë e politikës pacifiste të udhëhequr nga i ndjeri dr. Ibrahim Rugova. Në vitin 1997 ajo u inkuadrua në skenën politike shqiptare dhe kënga e saj “Ushtrinë time do të bëj me Ibrahim Rugovën ishte bërë një lajt-motiv i ideologjisë rugoviste. Janë të shumta motivet që e dallojnë Adelinën, forca e saj, guximi, të qenit e drejtpërdrejtë e shumë të tjera që e bëjnë këngëtaren një simbol për lirinë e femrës, jo vetëm artistike. Sot ajo feston datëlindjen e 37-të. Do të jetë kjo një datëlindje ndryshe pasi brenda saj gjendet një krijesë tjetër. Disa mungesa në jetë nuk zëvendësohen me siguri, por që Adelina është një burim force dhe adrenaline edhe për njerëzit e dashur që ka pranë. I urojmë artistes shumëdimensionale “Gëzuar datëlindjen!” dhe një jetë të lumtur!

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button