Vuçiq: Vetëm Kroacia e ka bllokuar kapitullin për arsim dhe kulturë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot në Beograd se me largimin e tij nga Brukseli, për shkak të bllokadës së Kroacisë për hapjen e kapitullit të 26 në bisedimet për pranim në Bashkimin Evropian, nuk e ka ndalur integrimin në BE të Serbisë, por e ka treguar vlerën e Serbisë, transmeton REL.

“Me këtë veprim nuk e kam ndalur procesin, por vetëm e kam treguar tabelën tonë të vlerës”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se vetëm Kroacia e ka bllokuar hapjen e këtij kapitulli për arsimin dhe kulturën, e jo siç theksohet në Zagreb, se këtë e kanë bërë më tepër shtete.

Vuçiq tha se askush nuk mund ta shkelë dhe nënçmoj Serbinë dhe se njëri nga shkaqet e largimit të tij të mbrëmshëm nga Brukseli ishte që nuk e ka marrë arsyetimin për bllokadë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button