Banka Botërore i jep Shqipërisë hua për infrastrukturë turistike

Banka Botërore ka njoftuar dje se ia ka dhënë Shqipërisë një hua prej 71 milionë dollarësh për përmirësimin e infrastrukturës në katër qytete jugore, për të ndihmuar në tërheqjen e turistëve të jashtëm, por ka kërkuar nga autoritetet lokale që t’i shmangen mbindërtimeve të paqëndrueshme, njofton REL.

Ellen Goldstein, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Bankën Botërore, tha se infrastruktura në qytetet Gjirokastër dhe Berat, që janë hapësira të trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, pastaj porti i Sarandës dhe qyteti Permet, do të përmirësohet, raporton agjencia Reuters nga Tirana.

“Synohet të krijohen produkte të turizmit, planet e menaxhmenteve për katër qytete dhe rrethinën e tyre kuturore dhe trashëgimore, dhe ndërtimi i partneritetit për menaxhment të destinimit turistik”, tha zonja Goldstein, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes në Tiranë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se është për keqardhje që 25% e kërkesave për rezervime të pranuara nga kompanitë turistike shqiptare në vitin 2016, nuk kanë mundur të realizohen për shkak të mungesës së kapacitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP