BMW M4 kabriolet, zbarkon kësaj vere në Amerikë

Gjiganti bavarez BMW ka zbuluar çmimin për kabrioletin e ri M4, i cili gjatë kësaj vere do të jetë i disponueshëm në tregun amerikan me një çmim fillestar prej 74 mijë dollarë. I planifikuar për t’iu prezantuar publikut në panairin e veturave në Nju Jork, kabrioleti i ri M4 do të kushtoi për 8 mijë dollarë më shumë sesa versioni Coupe.

Pjesa më e rëndësishme e kësaj veture është fuqia motorike, që vjen nga motori me 3.0 litra TwinPoëer me gjashtë cilindra që prodhon plot 425 kuaj fuqi. Kjo i mundëson M4 të kap shpejtësinë nga 0-100 km/h për vetëm 4.2 sekonda. Kurse lidhja e transmisionit me dy pedale me shtatë shpejtësi, i ndihmon kabrioletit të ri të kap shpejtësinë maksimale prej 250 km/h.

Lajme të ngjashme

Back to top button