SHGM: Përshëndesim konstatimet e monitoruesve ndërkombëtar për mediat

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë përshëndet konstatimet fillestare të Misionit Monitorues Ndërkombëtar për zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni, me të cilat qartë konstatohet se partitë politike nuk e kanë përmbushur detyrimin nga Marrëveshja e Përzhinos për reforma thelbësore në media.

“Monitoruesit ndërkombëtar e konfirmuan qëndrimin e SHGM-së se etika gazetareske nuk mund të imponohet në media me dënime ligjore. Ata me të drejtë konstatojnë se televizionet kombëtare Sitell, Kanal 5 dhe Alfa nuk kanë siguruar raportim të balancuar dhe të paanshëm në lajmet e tyre dhe në mënyrë të hapur kanë përkrahur partinë në pushtet VMRO DPMNE-në. Edhe pse këto media kanë ndarë në mënyrë të barabartë hapësirën mediatike për pjesëmarrësit në zgjedhje, kanë raportuar me ton pozitiv për pushtetin, ndërsa për opozitën më së shpeshti me ton negative. Është regjistruar dukuri që këto televizione kombëtare të transmetojnë informacione të dyshimta nga internet si lajme politike. Përveç asaj, kanë dështuar të gjitha tentativat e mediave që të organizojnë debate me të gjithë pjesëmarrësit kryesor në procesin zgjedhor për shkak të refuzimit të kandidatëve të marrin pjesë në këto debate. Monitoruesit me të drejtë vlerësojnë se zgjidhja e re ligjore për mediat është joefikase për shkak të mospërputhjes së saj dhe mandatit jo të qartë të komisionit të përkohshëm për ndjekjen e raportimit të mediave 100 ditë para zgjedhjeve. Ata potencojnë se edhe pse Komisioni ka propozuar 57 procedura ndëshkuese kundër mediave për raportim jo të balancuar, fushatë të fshehtë të funksionarëve qeveritarë dhe marketing të paguar politik, gjykata është prononcuar vetëm për dy lëndë, të cilat i ka hedhur poshtë si të pabaza. Monitoruesit gjithashtu nënvizojnë edhe dukurinë e vetëcensurës dhe mungesës së pavarësisë së politikës redaktuese të mediave, për shkak të interesave politike dhe biznesore të pronarëve, ndërsa kanë regjistruar edhe raste kur përfaqësues të partisë në pushtet BDI kanë kërcënuar redaktor të lajmeve”, thonë nga SHGM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button