Fitues dhe humbës, patriotë e tradhtarë

Zgjedhjet e së dielës dhe rezultatet e tyre treguan shumë gjëra për Maqedoninë, për atë se kush fitoi, ku dhe pse fitoi si dhe për atë se çfarë Maqedonie kishim e çfarë do të kemi në të ardhmen. Rezultatet mbesin të padefinuara pasi që asnjë nga partitë politike nuk fitoi shumicë absolute, ndërsa kishte edhe ndryshime të dukshme, të papara gjer tani, të cilat flasin qartë për errërat e fuqishme të ndryshimit që fryejnë në këtë nënqiell. Para ditës së zgjedhjeve, të gjithë u pajtuam që këto zgjedhje do të jenë vendimtare për zhvillimin e mëtejshëm të Maqedonisë, dhe të njëjtat do të vendosin a do të bëhemi diçka si shtet ose jo. Rezultati është i padefinuar dhe ende nuk dime me saktësi a jemi bërë ose jo, por disa gjëra tani më mund t’i shpallim plotësisht të sigurta.

Të filloj me gjërat e dukshme. Dalja në votim në këto zgjedhje ishte dukshëm me e lartë. Shumë njerëz kuptan që ndryshimet nuk do të vijnë vetvetiu, dhe në mënyrë që ato të ndodhin, secili prej nesh duhet të lëvizë… me gisht. Votat plotësuese nda dalja më e lartë në votime bënë dallim të madh dhe të rendësishëm. Poashtu, mund të konkludojmë që procesi zgjedhor ishte relativisht i qetë, me incidente të zakonshme, por në krahasim me atë që kemi përjetuar më parë, këto zgjedhje megjithatë ishin më të qeta. Sidoqoftë, me gjithë vlersimin e përgjithshëm pozitiv, vërejtjet e para të OSBE/ODIHR flasin edhe për parregullsi të numërta. Për vlerësimin final të rregullsisë së zgjedhjeve do të kuptojmë në ditët në vijim, pas vendimeve për ankesat eventuale, në veçanti lidhur me indicjet për më tepër parregullsi për të cilat flitet në teren. Duke pasur parasyshë sa i ngushtë është rezultati, çdo ankesë dhe çdo votë është e rendësishme. Asnjëherë më parë nuk ka pasur situatë ku aq me ngulm janë numëruar e rinumëruar votat. Zakonisht, fitoret kanë qenë aq të thella sa që partitë politike nuk janë mare me “imtësira”. Por kësaj rradhe nuk duket aspak ashtu.

Të vazhdoj me faktin tjetër të dukshëm, numrin e votave për partitë e mëdha. Koalicioni i VMRO-DPMNE mori 454.253 vota ndërsa koalicioni i LSDM mori 436.790 vota. Dallim i imët me përparësi të vogël për partinë në pushtet. Në krahasim me Zgjedhjet parlamentare të parakohshme të vitit 2014 në të cilat koalicioni i VMRO-DPMNE mori 481.615 vota ndërsa koalicioni SDSM mori 283.955 vota, shihet rritje e dukshme e votive për opozitën dhe rënie prej më pak se 30.000 votash për partinë në pushtet. Këtu duhet identifikuar dhe theksuar qartë konstatimi i parë.

Para ditës së zgjedhjeve, pyetjet më të rendëssishme të cilat u parashtruan ishin këto: a do të votohet me logjikë dhe arsye apo do të votohet nga frika, a do të përkrahet kriminaliteti duke u legalizuar përmes votes qytetare  apo i njëjti do të dënohet, a do të votojnë qytetarët për liri apo do të votojnë me klientelizëm dhe me robëri duke përkrahur një pushtet të korruptuar, dhe të kapur në flagrance duke bërë korrupsion. Dhe ja ku e kemi rezultatin: 454.253 qytetarë nuk kanë problem me një korrupsion të tillë, edhe pse me veshët e tyre dëgjuan se çfarë kishte bërë pushteti të cilin ata megjithatë vendosën ta përkrahin me votën e tyre. Ajo që është poaq e rendësishme është fakti që ky numër tregon qartë se frika nga shqiptarët është me e madhe se arsyeja në udhëheqjen e shtetit. Nëse marrim parasyshë kampanjën fashizoide dhe shoviniste të VMRO-DPMNEsë mund të konstatojmë se ky numër i qytetarëve kanë bile problem serioz me urrejtjen ndaj shqiptarëve kur në këtë mënyrë komode dhe pa kushte përkrahin një pushtet të korruptuar me të vetmin qëllim që ta ruajnë pozitën e padrejtë supreme ndaj popullatës tjetër që jeton në këtë shtet. Para fillimit të heshtjes parazgjedhore, gazetaret Sashka Cvetkovska dhe Meri Jordanovskia theksuan që shkalla e korupsionit në një shoqëri identifikohet nga mënyra se si ajo shoqëri reagon pasi të ketë kuptuar që korrupsioni ka ndodhur. Epo ja, 454.253 qytetarë edhe pasi kuptuan për korrupsionin e pushtetit, të njëjtin e pranuan pa asnjë problem dhe me këtë u bënë bashkëpunëtorë të tij.

Nga ana tjetër, në bllokun shqiptar ndodhi diçka ndryshe, interesante dhe e paparë. Shqiptarët në këto zgjedhje dhanë një pjesë të konsiderueshme të votave të tyre për një parti që deri vonë ishte tërrësisht maqedonase. Por ajo që është më e rendësishme, shqiptarët i përgjysmuan votat për partitë e tyre të gjertanishme. Kështu, BDI nga 153.646 vota të fituara në 2014 sivjet doli me 86.848 vota, ndërsa PDSH nga 66.393 vota të fituara në 2014 sivjet mori 31.027. Dy partitë e reja të formuara në bllokun shqiptar morën mbi 90.000 vota ndërsa shumë shqiptarë që nuk votuan për partitë e deritanishme shqiptare, e përkrahën koalicionin opozitar të LSDM.

Mësimi më i rendësishëm që duhet mësuar nga ky veprim është se shqiptarët arritën pa problem ti vendosin prioritetet e tyre në këto zgjedhje. Prioriteti i parë i tyre ishte t’i thuhet “jo” politikës së udhëhequr nga Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE. Ata e kuptuan që rruga më e shkurtër për ta thënë atë “jo”-në vendimtare ishte përmes përkrahjes së LSDMsë dhe këtë e bënë, duke treguar pjekuri të madhe dhe logjikë në veptimin e tyre. Treguan edhe një herë se dinë dhe munden të vendosin në çfarë Maqedonie duan të jetojnë, dhe se për ta ekzisitimi i shtetit të së drejtës është më i rendësishëm se gjithçka tjetër. Treguan që mund të vendosin investimin e tyre në vendosjen e drejtësisë dhe ndëshkimin e kriminalitetit. Sikur të mos ishin ato vota të shqiptarëve për partinë më të madhe opozitare maqedonase e cila si prioritet të kampanjës së vetë e vendosi realizimin e drejtësisë dhe të shtetit të së drejtës përmes punës së PSP, nuk do të kishim këtë barazi të votave, ndërsa VMRO-DPMNE do të fitonte me një diferencë shumë të madhe, si edhe herëve tjera në ciklet zgjedhore të mëparshme. Ato vota shqiptare për LSDM e ndërprenë traditën 10 vjeçare të Gruevskit të shpallë fitore që në orët e hershme të mbrëmjes, dhe për këtë, shqiptarët duhet të jenë shumë krenarë me vetvehten. Deri tani, votat shqiptare kishin vlerë të kufizuar për partitë e vogla të një bashkësie etnike, të cilat nuk vlenin asgje kur VMRO-DPMNE shpallte fitoren e saj te pakontestueshme. Kësaj rradhe ato vota ishin vota të një populli të arsyeshëm dhe shtetformues të cilat vendosin se si do të duket ajo Maqedoni ku ai popull jeton. Shqiptarët me këtë veprim nga një pakicë u bënë popull i këtij vendi dhe faktor i rendësishëm në ardhmërinë e tij.

Shqiptarët treguan edhe diçka në këto zgjedhje, treguan që kanë prag shumë më të ulët tolerance për korrupsionin dhe padrejtësinë, në krahasim me bashkëqytetarët e tyre. Si që sqarova më lartë, ata shumë qartë, pa kompromis dhe pa mëshirë i dënuan përfaqësuesit e tyre për tolerancën dhe përkrahjen e pakusht që ata ia dhanë me vite kriminalitetit duke shfrytëzuar votën e shqiptarëve. Kjo ndodhi në një situatë ku partitë shqiptare janë në një pozitë krejtësisht të ndryshme nga VMRO-DPMNE. Respektivisht, derisa në të gjitha “bombat” u shpalos në mënyrë të qartë kriminaliteti i VMRO-DPMNE si bartësi kryesor dhe më me ndikim i funksioneve publike, për të cilin PSP hapi 9 raste, për partitë shqiptare nuk u shpalos ndonjë skandal shumë i madh tek “bombat” ndërsa PSP akoma nuk ka hapur ndonjë lëndë të rendësishme për ta. Sigurisht që në të ardhmen mund të pritet hapja e lëndëve të tilla, por ajo që dua ta theksoj është se votuesit shqiptarë i dënuan përfaqpsuesit e tyre jo vetëm për kriminalitetin e tyre por mbi të gjitha për përkrahjen dhe tolerimin e kriminalitetit të partnerit të tyre koalicionues dhe për dështimin në dënimin e të njëjtit. Votuesit shqiptarë dolën shumë më të rreptë në dënimin e krimit: derisa votuesit maqedonas përsëri i dhanë shumicën e votave të tyre partisë për të cilën e dinë mire se është e korruptuar dhe e kriminalizuar, votuesit shqiptarë i dënuan përfaqësuesit e tyre për për tolerancën kundrejt kriminalitetit të partnerit te tyre. Derisa votuesit maqedonas nuk ishin në gjendje të dënojnë hapur dhe dukshëm kryerjen e vërtetuar të kriminalitetit, votuesit shqiptarë e dënuan bashkëpunimin dhe përkrahjen e atij kriminaliteti. Kjo gjë duhet të jetë shumë e qartë dhe të dihet një here e përgjithëmonë se kush është kush dhe cila është sjellja shtetërore e shqiptarëve të këtij vendi.

Dhe megithate, e gjithë kjo nuk është e mjaftueshme që të ketë ndryshim të vërtetë në Maqedoni. Dhe përsëri, gjithçka varet nga shqiptarët, pa marrë parasyshë sa nuk i përlen kjo dhe sa e irriton Gruevskin dhe ndjekësit e tij. Është e qartë që pa shqiptarët asnjë qeveri nuk mund të formohet. Është e qartë që pa ata asgjë nuk është komplete dhe e tërë.

Qytetarët shqiptarë të këtij shteti e përmbushën kushtin e pare për rrëzimin e regjimit, e ky ishte përkrahja e hapur, e qartë dhe direkte nda opozitës së udhëhequr nga LSDM. Këtë e bënë me votën e tyre dhe arritën rezultat gati të barazuar mes dy partive të mëdha politike në vend. Këtë e arritën në dëm të mandateve të tyre, por me qëllim të madh dhe me fitore të madhe, dhe me këtë treguan kush është kush në këtë shoqëri dhe kush është për e kush është kundër kriminalitetit dhe padrejtësisë. Zëri i qytetarëve shqiptarë ishte i qartë dhe i fuqishëm.

Kushti i dytë duhet të përmbushet në vijim, dhe atë duhet ta përmbushin politikanët shqiptarë. Tani është rradha e tyre. Ata duhet ta izolojnë pa asnjë kompromis Gruevskin dhe VMRO-DPMNEnë dhe ndër asnjë kusht, ama hiç ndër asnjë kusht të mos të pranojnë koalicionim me të. Me këtë, partitë politike shqiptare në mënyrë direkte do të kontribuojnë në vendosjen e shtetit të së drejtës dhe në bartjen e përgjegjësisë për krimet e kryera.

Partitë politike shqiptare u befasuan nga veprimi i qytetarëve shqiptarë në këto zgjedhje, bile edhe u ofenduan nga ai veprim. Shumë prej tyre i quajtën tradhëtarë të interesave shqiptare shqiptarët që vtuan për LSDMnë kësaj rradhe. Jo vetëm që nuk janë tradhëtarë, por ata votues janë patriotët e vërtetë të këtij shteti. Sepse pamundësuan që përfaqësuesit e tyre në emër të një patriotizmi të rrejshëm të përfitojnë materialisht duke koalicionuar me kriminelë. Sepse çfarë patriotizmi është ai i cili nuk angazhohet për drejtësi dhe barazi, çfarë patriotizmi është ai që nuk investon në vënien fund të sundimit mafiokrat, çfarë patriotizmi është ai që nuk është i gatshëm drejtësinë selektive ta zëvendësojë me drejtësi të vërtetë?!

Ndërsa nëse pas gjithë kësaj, pas këtij mesazhi kaq të rendësishëm të qytetarit shqiptar drejtuar partive poltike shqiptare, ato megjithatë vendosin ta ringjallin Gruevskin dhe VMRO-DPMNEnë nga të vdekurit dhe ta rifaktorizojnë në qeveri të re koalicionuese, atëehere ATA do të jenë tradhëtarët e pakompromis të interesave shqiptare në këtë shtet. Nëse vendosin ta ringjallin Gruevskin duhet ta dijnë qe vetë do të pushojnë se ekzistuari dhe do të shkojnë në historinë politike, si disa, edhe atë shumë shpejt, në zgjedjet lokale që afrohen. Sepse çfarëdo lloj koalicionimi me subjektin politik i cili shqiptarët i quan fis indian dhe sundon duke shkelur rendë mbi të drejtat e tyre nuk është vetëm tradhëti ndaj interesave shqiptare, por mbi të gjitha është tradhëti ndaj njerëzores dhe humanes brenda secilit prej nesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button