Ja çfarë të konsumoni gjatë ditëve të ftohta!

Gjatë stinës së dimrit secili prej nesh duhet të kujdeset dy-fish për ushqimet që konsumon, pasi sistemi imunitar është i dobët dhe shanset për t’u prekur nga virozat stinore rriten ndjeshëm. Vitaminat janë kryesore dhe sduhet të mungojnë në organizëm. Gjithashtu ushqimet që konsumoni duhet të jenë sa më të freskëta, transmeton shendeti.com.al.

Peshk për vitaminën D

Dielli tani nuk ngroh si më parë. Kjo do të thotë se vitamina D do të mungojë. Konsumimi një ose dy herë në javë i peshkut do të plotësojë nevojën tonë për vitaminë D.

Vitamina C për forcimin e sistemit imunitar

Konsumimi i frutave apo zarzavateve që përmbajnë vitaminën C është i domosdoshëm për forcimin e sistemit imunitar. Agrumet, majdanozi, zarzavatet me ngjyrë jeshile janë një burim i rëndësishëm i vitaminës C dhe në të njëjtën kohë përforcojnë sistemin imunitar.

Këshillohet konsumimi i produkteve sa më të freskëta

Është shumë e rëndësishme që këto produkte të konsumohen të freskëta. Le t’i kushtojmë pak vëmendje këshillave të mësipërme nëse dëshirojmë të kalojmë stinëne ftohtë pa probleme shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button