Ambasada e SHBA urdhër punonjësve të saj: Mos shkoni në Lazarat, s’ka polici

Ambasada amerikane ndalon të shkojnë në Lazarat të gjithë punonjësit e qeverisë amerikane që jetojnë në Shqipëri.

Përmes një mesazhi të publikuar në faqen e saj zyrtare ambasada amerikane informon qytetarët e saj se është ndaluar udhëtimi i punonjësve të qeverisë amerikane në komunën e njohur për prodhimin e kanabisit pasi nuk ka polici dhe trafikantët e drogës kontrollojnë rrugët dhe nuk i lejojnë njerëzit të hynë në këtë zonë.

“Në vitin 2004, të shtënat me armë të një polici ndaj një të dyshuari si trafikant, rezultoi në një betejë me armë zjarri dhe shkatërrimin e stacionit të policisë së Lazaratit. Forcat Speciale të Ushtrisë, u thirrën për të rivendosur rendin, që rezultoi në një rrugë qorre mes qeverisë dhe Lazaratit. Në 2012, policia tentoi të shkatërrojë plantacionet e marijuanës në këtë zonë dhe u zmbrapsën nga grupe të armatosura. Që nga ajo kohë, zbatimi i ligjit shqiptar e ka lënë këtë zonë pa praninë e një policie të përhershme dhe trafikantët e drogës kontrollojnë rrugët dhe nuk i lejojnë njerëzit të hynë në këtë zonë,” thuhet në mesazhin që ambasada ka publikuar më 3 prill në gjuhën angleze në seksionin “Security messages for US Cityzen”, të faqes së saj online.

                        (Në foto njoftimi i Ambasadës amerikane publikuar ne faqen e saj zyrtare)

Të gjithë jemi dëshmitarë të kujdesit që tregon Ambasada amerikane në vendin tonë ndaj sigurisë së qytetarëve të saj që jetën e tyre e kanë të lidhur me Shqipërinë, pra jetojnë dhe punojnë këtu.

Mesazhet orientuese në raste protestash, trazirash, por edhe festash nuk kanë munguar në drejtim të tyre se ku dhe kur duhet të lëvizin apo jenë prezent,  megjithate kjo është hera e parë që Ambasada amerikane njofton se është ndaluar udhëtimi drejt fshatit të drogës i  punonjësve të qeverisë amerikane që jetojnë në Shqipëri.(Ora News)

Lajme të ngjashme

Back to top button