Edita Tahiri: Mur nuk do të ketë – është ilegal

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, e ka cilësuar “ilegal” një ‘mur’ të ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës. Ajo i tha Radios Evropa e Lirë se “muri është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit” për lirinë e lëvizjes, transmeton REL.

Me vendim të autoriteteve lokale të veriut të Mitrovicës, pak ditë më parë filloi ndërtimi i një muri, me një lartësi prej mbi dy metrash, duke ngjallur reagime të fuqishme dhe rritur tensionet.

Ndërtimi i murit u bë në kohën kur po kryheshin punimet për revitalizimin e urës qendrore në Mitrovicë, pas heqjes së “Parkut të Paqes”, sipas një marrëveshjeje të arritur në Bruksel, me qëllim të rikthimit të normalitetit në qytetin e ndarë të veriut të Kosovës.

“Jam deklaruar qartë se ky mur është ilegal dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit. Ne, si Qeveri, po punojmë për zgjidhjen e këtij problemi dhe mur nuk do të ketë”, tha ministrja Tahiri në një deklaratë me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Por për Bashkimin Evropian, që po lehtëson bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit, “muri është një shkallë që lidh unazën me zonën e këmbësorëve”. SipasBE-së “shkallët do të sigurojnë lirinë e lëvizjes nga njëra anë në tjetrën”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button