Ahmeti: Këto zgjedhje janë të rëndësishme për proceset demokratike

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në vendvotimin në Zajaz, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën pas votimit, Ahmeti është shprehur se “Ashtu siç kemi pasur fushatë të qetë, le të kalojë qetë edhe kjo ditë. Sonte, sipas të gjitha standardeve demokratike, partitë politike t’i njohin rezultatet e zgjedhjeve”.

“Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për imazhin e vendit dhe për proceset e mëtutjeshme demokratike”, ka deklaruar Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button