CIVIL: Në Saraj rast i mbushjes së kutive

konferencën për shtyp të Organizatës Joqeveritare CIVIL e cila u mbajt në orën 16:00, u prezantuan parregullsitë gjatë ditës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, njofton Portalb.

Drejtori i Civil Qendrës për liri, Xhabir Deralla, tha se “ka mbi 1000 raste të qytetarëve të cilët sot nuk arritën të realizojnë të drejtën e votës, procesi zgjedhor po vazhdon me probleme, lista zgjedhore është në kaos ndërsa qytetarët e revoltuar nuk mund të gjejnë përgjigje nga institucionet dhe komisionet zgjedhore komunale dhe institucionet tjera janë të pafuqishme dhe ju thonë qytetarëve se do të mund ta realizojnë të drejtën e votës në zgjedhje të tjera”.

Sipas tij, ndër informacionet tjera mbi parregullsitë janë evidentuar 4 vota të personave të vdekur dhe një fantom votues është evidentuar në listë zgjedhore si i rrethuar dhe ka votuar.

“Frikësimi dhe presioni vazhdojnë dhe në orën 15:55 ka arritur informacion nga njësia zgjedhore 2447 në komunën e Sarajit, janë mbushur kutitë zgjedhore. Civili i fton institucionet të shënojnë këtë dhe ndërmarrin masa në këtë komunë”, thanë nga CIVIL, transmeton Portalb.

“Komisionet zgjedhore vazhdojnë të shkelin procesin zgjedhor, janë vërejtur një sërë veprimesh joprofesionale, veprime ku komisioni zgjedhor ose nuk din ose nuk dëshiron të zbaton procedurën zgjedhore sipas rregullave. Po ashtu janë evidentuar raste ku anëtarë të komisionit zgjedhor u sugjerojnë qytetarëve për kë të votojnë, gjë e cila nuk është e lejuar dhe e papranueshme”, tha Deralla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button