‘MOST’: Agjitacion, fotografohen vota, bëjnë publike votën

Sipas informatave të vërtetuara, të lajmëruara nga vëzhguesit dhe zyret rajonale të MOST-it, deri më tani janë vërejtur parregullsitë vijuese nëpër vendvotime:

VV 1778, komuna Novo Sellë, një person ka ajituar para vendvotimit. Ka ardhur policia për ta arrestuar por personi ka ikur.

Para SHF Dimitar Vllahov në komunën e Shtipit janë prezent persona të paautorizuar të cilët evidentojnë votues si hynë në objekt.

VV 1849, komuna Strugë, një votues ka votuar dhe përsëri është kthyer në vendvotim për të votuar për herë të dytë. Këshilli zgjedhor nuk i ka lejuar të voton, është thirrur policia dhe votuesi është larguar nga vendvotmi.

VV 2557, komuna Gjorçe Petrov, votuesi ka votuar me kamerë të lësjuar të telefonit celular. Pas kontrollimit nga ana e këshillit zgjedhor në telefon nuk është gjetur fotografi, dhe rasti është trajtuar si përpjekje për fotografim.

VV 0281, komuna Vallandovë, votuesi ka fotografuar fletën. Këshilli zgjedhor ka thirrur policinë dhe votuesi është larguar nga vendvotimi ndërsa fotografija është fshirë.

VV 1219, komuna Negotinë, votuesi publikisht ka treguar për kë ka votuar.

VV 0624, komuna Demir Hisar, anëtarë i këshillit zgjedhor i cili voton në të njëjtin vend publikisht para të gjithëve ka treguar se për kë do të voton dhe ka votuar në tavolinë para anëtarëve tjerë të këshillit zgjedhor.

VV 2011, komuna Tearcë, një fletvotim është grisuar nga koçani bashkë me numrin serial. Për rastin është informuar KKZ Teracë.

Në VV 1580/1 për të cilin lajmëruar në pres konferencën e mëparshme, këshilli zgjedhor akoma vazhdon të toleron fotografimin e fletave.

Sa i përket rastit të fotografimit të fletvotimit në VV 2556, gjithashtu nga pres konferenca e mëparshme, fleta është izoluar dhe do të trajtohet si e pavlefshme.

Sipas të dhënave të fituara nga programi PVT (numërimi paralel i votave), e cila paraqet metodë shkencore matematiko-statistike, joehona e votuesve nëpër njësi zgjedhore është:

NJZ 1 – prej orës 9 – 6,15%, deri në orën 10 – 11,32%

NJZ 2 – prej orës 9 – 5,46%, deri në orën 10 – 9,75%

NJZ 3 – prej orës 9 – 6,78%, deri në orën 10 – 11,79%

NJZ 4 – prej orës 9 – 6,34%, deri në orën 10 – 11,84%

NJZ 5 – prej orës 9 – 5,30%, deri në orën 10 – 9,61%

NJZ 6 – prej orës 9 – 3,22%, deri në orën 10 – 5,74%

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button