Civil shpalos parregullsitë në vendvotime

Civil-Qendra për liri kërkon nga KSHZ dhe nga komisionit zgjedhore komunale të lajmërohen menjëherë të këshilltarët dhe të kërkojnë nga ata që tu mundësojnë vëzhguesve të kryejnë punën e tyre dhe të respektojnë kodin zgjedhor. Numër i madh i qytetarëve nuk do të mund të realizojnë të drejtën e tyre për te votuar pasi që nuk janë në listën zgjedhore. Vëzhguesi i Civil ka lajmëruar se në Vallandovë është kapur se si votuesi fotografon fletën e vet të votimit, me ç’rast ka intervenuar policia.

Civil konstaton se është duke u bërë presion i madh ndaj votuesve dhe ka shkelje të heshtjes zgjedhore. Votuesit marrin telefonata nga shtabet partiake në mbarë vendin. Këtë informacion e kanë marrë disa nga vëzhguesit tanë në mbarë vendin. Kjo është pengesë dhe shqetësim i qytetarëve dhe një presion i tillë nuk është i lejueshëm.

Keqpërdorim i resurseve publike për qëllime partiake është vërejtur në disa vende, si rasti me makinë e “Pyje Maqedoni”, në fshatin Lubeten.

Janë shënuar disa raste të evidentimit të votuesve nga punonjës të administratës apo aktivistëve partiak të cilën rrinë në afërsi të vendvotimeve.

Në një vendvotim, në një fshat të Shkupit i janë drejtuar kërcënime vëzhguesit të Civil. “Ky është vëzhguesi i Civil? Hajde ta gjuajmë në kanal” , kanë thënë me zë tendencioz aktivitet partiak.

KSHZ është përgjegjëse që disa anëtarë të këshillit zgjedhor nuk i kuptojnë procedurat, madje edhe pengojnë procesin zgjedhor.

Një numër i qytetarëve dhe qytetarëve, thjesht nuk kanë mundur të bëjnë votimin shkaku që nuk janë në lista zgjedhore, dhe një numër i madh i transferimeve të vendvotimeve, pa paralajmërim dhe informacion publik.

Publikojmë një numër të vogël të rasteve që kanë vërejtur vëzhguesit e Civil në terren duke filluar nga ora 6.30 të mëngjesit e deri në orën 9.

Fshehtësia e votës nuk është e garantuar në disa vendvotime në komunën Aerodrom.

Në likovë një vëzhgues partiak ka qëndruar te këshilli votues dhe i ka treguar se çfarë të bëjnë dhe ata kanë pranuar sugjerimet e tij.

Votim në emër të dikujt tjetër është regjistruar në Brnjarci të Shkupit.

Në komunën e Butelit është larguar vëzhguesi i Civil nga vendvotimi 2904 pa asnjë arsye. I është thënë që të largohet dhe kur ka pyetur vëzhguesi se pse shkaku që akreditimi i tij ishte në rregull, përgjigjen që mori ishte “Ashtu”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button