Maqedoni, denoncime për shkeljen e heshtjes zgjedhore dhe presione ndaj votuesve

Organizata “Civil” njofton se nga fillimi i heshtjes zgjedhore deri ora 14, pranë tyre kanë arritur rreth 30 raporte nga vëzhguesit si dhe dhjetëra denoncime nga qytetarët, për shkeljen e heshtjes zgjedhore dhe presioneve ndaj votuesve.

“Të punësuar në një komunë të Shkupit për momentin në mënyrë të organizuar paraqiten tek votuesit dhe kryejnë agjitacion dhe presion. Të njëjtën ka vërejtur vëzhguesi nga f. Mateç, komuna e Likovës, i cili njofton për shkeljen e heshtjes zgjedhore nga ana e dy partive politike në këtë fshat. Gjatë heshtjes zgjedhore, në lagjen Maxhari të Shkupit, është paraqitur material i shtypur me fushatë të zezë kundër liderit opozitar Zoran Zaev në të cilin shkruan se ai do ta kantonizoj Maqedoninë” thuhet në njoftimin e “Civil”.

Prej atje njoftojnë se në fshatin Podaresh, komuna e Radovishit, në vijim e sipër është ndërtimi i rrugës, që paraqet shkelje të heshtjes zgjedhore. E njëjta situatë është vërejtur edhe në f. Miravc, komuna e Gjevgjelisë. Në Novo Lisiçe janë paraqitur flamuj të VMRO DPMNE-së nëpër kandelabrat gjatë heshtjes zgjedhore.

Nga “Civil” sërish u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve në procesin zgjedhor që të ndalojnë me presionet ndaj votuesve ndërsa qytetarët të denoncojnë parregullsitë presionet dhe ryshfetin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button