Lindja më e çuditshme dhe pa dhimbje!

Kat Smith është nëna që ka sjellë në jetë të voglin e saj, ndërkohë që ishte duke u relaksuar në dush. E gjitha kjo ndodhi papritur e brenda tre minutave. Nëna e fëmijës shprehet se gjatë kësaj lindje, më i çuditshëm ishte fakti se ajo nuk ndjeu aspak dhimbje, njofton Top Channel.

Për Kat, kjo ishte lindja e tretë. Duke pasur një përvojë të mundimshme për të sjellë në jetë dy fëmijët e mëparshme, Kat ishte e surprizuar nga një lindje kaq e lehtë.

Kat, 30-vjeçarja nga Gloucester, kishte vetëm 30 minuta që ishte kthyer nga puna dhe më pas erdhi surpriza më e këndshme.

Ndërsa, djali i saj më i vogël ishte duke dalë në jetë, ajo i telefonoi bashkëshortit të saj, për t’i treguar për situatën. Ai menjëherë ka telefonuar ndihmën e shpejtë, por tashmë Ryder i kishte dhuruar mamasë së tij të qarën e parë. Duke i konfirmuar asaj, që tashmë ishte shumë mirë jashtë saj.

E nëse ka diçka që Kat i ka ngelur peng nga e gjithë kjo, është mos prezenca e bashkëshortit të saj, i cili nuk arriti të ishte në kohë, sepse e gjitha kjo ndodhi shumë shpejt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button