Struga do të mbetet PDSH akoma më e fuqishme

Skenës politike në Maqedoni nuk i mungojnë partitë politike por personalitete  që formojnë opinion politik siç janë mediumet, analistët apo intelektualët e pavarur.
Çdoherë kur duhet të sulmohet PDSH-ja dalin ne skenë pseudoanalistët tanë për të shprehur tërë mllefin që kanë jo ndaj platformës ,programit apo mënyrës së funksionimit por vetëm se u pengon lideri i PDSH -ës i cili vazhdon tash e dy dekada duke u bërë rezistencë projekteve antishqiptare që hartohen në Maqedoni.
Asnjëherë deri më tani nuk kemi dëgjuar që të tillët analistë të japin vlerësime ,ide apo projekte mbi zgjidhjen e situatës të rënduar tej mase të shqiptarëve në Maqedoni.
A thua vallë pse  asnjëherë nuk u morën me kryetarin e Çairit ,komunë ku të gjithë e din se udhëhiqet nga bandat e ndryshme kriminale ,dhe asnjëherë nuk e shohin të udhës qe të analizojnë si funksionon kjo komunë e dominuar me shqiptare në mes të kryeqytetit çfarë dallimi zhvillimor ka me pjesën tjetër të Shkupit formohet përshtypja se je në dy kontinente të ndryshme ndërkaq i njëjti kryetar me proces verbale të falsifikuara po vazhdon mandatin e tret në Çairin i cili u ngjan qyteteve meksikane ku nuk funksionon ligji por forca e grupeve të ndryshme.
 Tani top temë për Alsatin dhe analistët e BDI është Zijadin Sela .Mos e ekzagjeroni sepse Pdsh nuk varet nga individët qoftë ai edhe kryetari aktual i Strugës.
Zijadin Selën askush nuk e njihte para 2011 dhe sigurisht se nëse ai ka zgjedhur rrugën e atyre qe vetëpëlqejn vetveten si tipi i Imerit apo Alajdinit do të përfundoj njëjtë si ata.
Askush nuk e mohon kontributin e tij si dhe vlerat qe ai i tregoj derisa ishte në parlamentin e Maqedonisë por ai dhe shumë të tillë si ai e din shumë mire se me platformën dhe projektin politikë të PDSH është shumë e lehtë të veprohet sepse ke një strukture me përvojë mbi 20 vjeçare që qëndron pas.
Edhe Imer Selmani para do kohe mburrej se në një anketë qenka shpallur si zv.kryeminstri më i suksesshëm shqiptarë i deri tanishëm ,por anashkalonte faktin se ai ishte vetëm zbatues i urdhrave të kryesisë së PDSH e cila hartonte marrëveshjet apo projektet qeveritare dhe jo individi Imer Selamani.
Se sa i suksesshëm dhe i fuqishëm është Z.Selmani e shohim tani kur nuk ka kapacitet të mbledh aq vota sa të bëj veten deputet.
Edhe kryetari i Strugës si duket do të ketë të njëjtin fat ,por me nje dallim që ky këtë e bën në mënyrë më të sofistikuar.
Nga njëra anë deklaron se Pdsh gjithmonë do të mbetet nga ana tjetër me vetë faktin që në prag të zgjedhjeve krijojnë konflikt të panevojshëm dhe shpall moratorium apo ndryshe nuk merr pjese në votime ai drejtpërsëdrejti i ndihmon partit rivale të Pdsh.
Z.Sela nuk ka variant  tjetër :Ose je me Pdsh dhe zhvillon aktivitet për te fituar Pdsh ,ose nuk je me Pdsh dhe nuk shantazhon të tjerët që të bëjnë aktivitete e nevojshme për zgjedhjet. Tani si duket të është dhënë mundësia për të qen në qendër të vëmendjes falë asaj se të gjitha mediumet në gjuhën shqipe kontrollohen nga ana e BDI-is, dhe sjellja juaj ju konvenon shumë saqë përveç analistëve të BDI direkt edhe zyrtarët e lartë të kësaj partie po ju përdorin si propagandë gjatë fushatës së tyre.

Askush nuk mund ti mohoj të drejtën Z.Sela për të konkurruar për kreun e PDSH por mënyrën që ai ka zgjedhur është e pandershme dhe ka shkaktuar revoltë te çdo anëtarë i PDSH .Z.Sela nuk ka kapacitet të dëmtoj Pdsh aspak sepse Struga dhe Struganët nuk e votuan individin Sela por kanë votuar dhe do të vazhdojnë të votojnë projektin kombëtar të PDSH .
Nëse tendenca e Selës ka qen marrja e kreut të partisë ,mënyra se si ai tentoj të futet në garë i ngjan proverbës „Për inat të nuses të më vdes djali“
Akoma jeni shumë i ri për të patur kapacitet për të marrë kreun e Pdsh ju nevojitet përvojë politike e madhe sepse të jesh lider i një platforme politike kombëtare është peshë shumë e madhe qe ju Z.Sela nuk mundeni dot ta përballoni.
Prandaj me mënyrën se si po sillet Z.Sela sëpari turpëron elektoratin që para një viti me këmbëngulje dhe sakrificë i qëndroj pas në përballje me kundërshtarët të cilët në çdo palë zgjedhje kanë dëshmuar se bëjnë gjithçka joligjore vetëm e vetëm të mbesin në pushtet se sa për vota reale të shqiptarëve ata që moti do të ishin harruar se kanë qen pjesë e skenës politike në Maqedoni.

Vetë momenti kur Sela e zgjodhi të bëj oponencë pikërisht partisë e cila e ngiti si autoritet politik flet qartë se këtu nuk kemi të bëjmë me çështje emrash deputetetësh por me projekt të qartë të dëmtohet PDSH.
Po të analizohet hollësisht të gjithë merren vetëm me projekte dhe aleanca anti PDSH deri në atë masë që tani më të gjithë e kanë të qartë se edhe 2001 ishte projekt për rrëzimin e PDSH nga pushteti ,se po të ishte ndryshe atëherë ose do të ishim çliruar nga sllavët ose nuk do të ishim në këtë gjendje të mjerueshme deri në përmasa të apartedit.
Z.Sela nuk ka kapacitet  intelektual të dëmtoj Pdsh aspak sepse Struga dhe Struganët nuk e votuan individin Sela por kanë votuar dhe do të vazhdojnë të votojnë projektin kombëtar të PDSH .
Qëllimi i çdo partie politike kur futet ne garë është që ti fitoj zgjedhjet ,por pa kushtëzime dhe pa devijim nga vija kombëtare dhe pikërisht këmbëngulja dhe vendosmëria e Pdsh për të mos devijuar nga vija kombëtare  që e hartoj i ndjeri Arben Xhaferri  dhe e vazhdon Z. Thaci  ka bërë që pushteti të mos tentohet me çdo kusht  apo me pazare të ndyra. Mu për këtë  nga 20 vjet ekzistence ne skenën politike 17 vite Pdsh  vepron si opozitë.
Mos devijimi nga vija kombëtare  ka qen prioritet mbi prioritet se përndryshe po të vepronte Pdsh si të tjerët të cilët nuk zgjedhin mjete për  të fituar pushtetin  nuk do të kishte qëndruar  17 vite opozitë. Ata që  pushtetin të fituan me “pazare” i sollën shqiptarët në gjendje të mjerueshme  si asnjëherë më parë dhe këtë e thotë çdo qytetarë shqiptarë pa dallime partiake.
Sot shqiptarët udhëhiqen nga injorantët që na kanë sjell në këtë gjendje katastofike ndoshta aty e ka vendin edhe Sela..Jo rastësisht mikun e tij Merkon e mbrojti edhe pse fillimisht u deklarua se ka keqpërdor shuma të mëdha nga buxheti i komunës.
Fati i Selës shumë  lehtë mund  të parashikohet, njëjtë si Selmanit dhe të tjerëve si ai  që tani bredhin prej një partie në tjetrën duke i detyruar të marrin pjesë nëpër konventa të partive të ndryshme që vetëm tu duartrokasin fjalimeve të injorantëve politik. Nuk do të mundin më ti shfrytëzojnë benificionet qe ju ofronte Pdsh. Nga zv.kryeministra e deputet u shndërruan në duartrokitës të rëndomtë.
PDSH do jetë pjesë e pushtetit ekzekutiv sepse është parti e vetme që ka kapacitet për tu përballur me palën maqedonase sepse ka vij të qarte kombëtare dhe amanet për ta çuar në vend idealet e Arben Xhaferrit. ,këtë e kanë të qartë shqiptarët .Nuk mund këtë vullnet ta mposhtin më as me blerje votash, as me kërcënime dhe as me mbushje kutish.

Lajme të ngjashme

Back to top button