Në Stokholm do të ndahet çmimi Nobël për arritjet në shkencë, literaturë dhe ekonomi

Në Stokholm sot do të ndahet çmimi Nobël për arritjet në shkencë, literaturë dhe ekonomi.

Çmimet, diplomat e nderit dhe medaljet e arta çdo vit i ndan mbreti i Suedisë Karl Gustavi i Gjashtëmbëdhjetë në sallën e koncerteve të qytetit.

Çmimin Nobël për fiziologji dhe mjekësi e fitoi japonezi Joshinori Osumi për zbulimin e mekanizmave të autogafisë – proces për rindërtimin dhe reciklimin e komponimeve të qelizave.

Çmimin Nobël për fizikë e fituan britanikët të cilët jetojnë dhe punojnë në SHBA – Dejvid J. Taules, Dankan M. Holdejn dhe Majkëll Kosterlic për zbulimet teorike të tranzicioneve topologjike të fazave dhe fazave topologjike të materies.

Francezi Zhan-Pjer Sovazh, skotlandezi Stodart dhe holandezi Bernar Ferinha e fituan çmimin Nobël për kimi dhe zhvillim dhe sintezë të makinerive molekulare.

I linduri në Britani  Oliver Hart dhe finlandezi Bengt Holmstrom të cilët punojnë në SHBA, e fituan Çmimin Nobël për ekonomi për kontributin ndaj teorisë dakorduese.

Laureati i çmimit Nobël për literaturë – muzikanti amerikan Bob Dilan, nuk do të marrë pjesë në ceremoninë. Ai  e dërgoi fjalimin e tij në të cilin falënderohet  për mirënjohjen e lartë. Porosinë do ta lexojë në banketin pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve nga ana e ish sekretarit të përhershëm  të Akademisë suedeze Horas Engdall.

Në vetë ceremoninë e ndarjes së çmimeve në kryeqytet, këngëtarja dhe poetja amerikane Peti Smith do ta performojë hitin e Dilan “A Hard Rains A-Gonna Fall”.

Koncertin në nder të nobelistit për paqe në Oslo më 11 dhjetor do ta udhëheq Konan O’Brajan.

Çmimi i parë Nobël është ndarë në Sen Trope në vitin 1901 – pesë vjet pas vdekjes së Alfred Nobël. Çdo çmim mund të ndahet te tre të nominuar. Ajo përbëhet nga medalja e artë, diploma dhe shuma në para. Nga viti 2012, për shkak të krizës financiare, çmimi në para është zvogëluar për 20 për qind dhe arrin tetë milion kruna suedeze ose 830.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button