Dita e të Drejtave të Njeriut: Ngrihuni për të drejtën e dikujt sot! (VIDEO)

Dita e të Drejtave të Njeriut mbahet çdo vit më 10 dhjetor. Ajo përkujton ditën në të cilën në vitin 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut.

Për këtë ditë Portalb në bashkëpunim me Universitetin Juridik në UEJL, zgjodhën shkrimet më të mira të studentëve në këtë universitet dhe ato janë:

1. 70 vjetori i Ditës Ndërkombëtare të të drejtave të njeriut
2. BOTA E FEMRËS

Në vitin 1950, Kuvendi miratoi rezolutën 423(V), duke ftuar të gjitha shtete dhe organizatat e interesuara për të njohur 10 dhjetorin  e çdo viti si Ditën e Të Drejtave të Njeriut.

Pas këtij akti historik, Asambleja ftoi të gjitha shtetet anëtare që ta shpallin tekstin e Deklaratës dhe të përpiqen që të përhapet, paraqitet, lexohet dhe të shpjegohet, sidomos në shkolla dhe institucione të tjera edukuese, në të gjitha vendet dhe shtetet pa marrë parasysh statusin e tyre politik.

Asambleja e Përgjithshme shpalli këtë deklaratë si ideal të përgjithshëm të cilin duhet ta arrijnë të gjithë popujt dhe të gjitha kombet, në mënyrë që çdo njeri dhe çdo organizëm shoqëror, duke pasur parasysh gjithmonë këtë

Deklaratë, të përpiqet që, me anë të mësimit dhe edukimit, të ndihmonte në respektimin e këtyre të drejtave dhe lirive dhe që, me anë të masave progresive kombëtare dhe ndërkombëtare, të sigurohej njohja dhe zbatimi i tyre i përgjithshëm dhe i vërtetë, si midis popujve të vetë shteteve anëtare, ashtu edhe midis popujve të atyre territoreve që janë nën administrimin e tyre. Në këtë deklaratë spikat universaliteti, karakteri i pandashëm dhe i patjetërsueshëm i të drejtave dhe lirive, i standardeve ndërkombëtare të drejtave të njeriut ; legjislacioni ndërkombëtar i të drejtave të njeriut ; të drejtat e trashëguara; institucionet dhe procedurat për zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button