Obama ka urdhëruar hetime për sulmet kibernetike gjatë zgjedhjeve

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti amerikan, Barack Obama, ka urdhëruar hetime lidhur me sulmet kibernetike gjatë fushatës së fundit presidenciale, për të cilat Uashingtoni e fajëson Rusinë.

Obama i ka urdhëruar agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të paraqesin një raport lidhur me këtë çështje, para se ai të largohet nga presidenca, më 20 janar të vitit të ardhshëm, shkruan REL.

Donald Trump, pasardhës i presidentit Obama, ka shprehur dyshim se Rusia mund të ketë rol në sulmet kibernetike dhe gjatë fushatës e ka lavdëruar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Cak i sulmeve të hakerëve ishin Komiteti Kombëtar Demokratik në Shtetet e Bashkuara dhe një bashkëpunëtor kryesor i kandidates presidenciale demokrate, Hillary Clinton.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara publikisht e ka akuzuar qeverinë ruse për involvim në sulmet kibernetike kundër zyrtarëve të Partisë Demokratike.

Lisa Monaco, këshilltare për siguri të brendshme e presidentit Obama, u tha mbrëmë vonë reporterëve se rezultatet e raportit do tu paraqiten edhe ligjvënësve dhe publikut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button