Rritja e eksportit sjellë harxhime për Maqedoninë

Tregimi me investitorët e huaj në Maqedoni e tërhoqi ekonominë, por vetëm në aspektin statistikor. Fabrikat në zonat janë bërë motorët kryesor të tregtisë dhe punësimit, por edhe konkurrencë jolojale për ekonominë e brendshme, shkruan DW në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.

Efektet e punës së tyre janë të dukshme, por dilema është rreth asaj se sa është realisht pozitive për bilancin përfundimtar të ekonomisë së Maqedonisë. Nga rezultatet që i zbardhin statistikat shihet qartë se pjesa më e madhe e parave të tregtisë shkojnë jashtë, gjegjësisht në xhepat e kompanive të huaja, ndërkaq një pjesë e vogël, ngelin për kompanitë vendore.

Në këso kushte, dilema kryesore është ajo se si të ndërrohet ose si pjesa më e madhe e parave që sillen në eksport ose import të ngelin në ekonominë e brendshme.

Njohësit e çështjeve paralajmërojnë se receta për atë është që sa më shumë të këtë mbështetje ekonomia vendore ose ndryshim të vogël në politikat ndaj investitorëve të huaj.

Komuniteti i Biznesit vazhdimisht alarmon për ndryshim të strategjisë, veçmas në pjesën e mbështetjes për kompanitë vendore. Në kushte kur Maqedonia nuk mund të lavdërohet me materiale të cilësisë së parë, është e rëndësishme që të punohet në mbështetjen sistematike e cila do të sigurojë vlera. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button