OSBE-ODIHR: VMRO dhe BDI përçajnë etnikisht elektoratin

Retorika e përçarjes etnike që e kanë përdoru VMRO-DPMNE dhe BDI, ka shënuar javën e parë të fushatës për zgjedhjet presidenciale.

Këtë e ka konstatuar misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR në raportin e parë për këto zgjedhje.

“Kryeministri i ftoi Maqedonasit etnik që ti sigurojnë shumicë të pastër të VMRO-DPMNE-së prej 62 mandateve me qëllim që ti shmangin shtypjet nga ana e BDI-së, derisa lideri i BDI-së i ftoi shqiptarët ti ndihmojnë partisë që të sigurojë 25 mandate me qëllim që të mund të ketë ndikim më të madh në qeveri”, thuhet në raport.

Në raport është theksuar edhe deklarata e liderit të BDI-së Ali Ahmeti se partia e tij, e cila bën thirrje për bojkot të zgjedhjeve, i inkurajon shqiptarët të mos dalin në votime me qëllim që të mos plotësohet kushti i 40 përqindëshit në rrethin e dytë në zgjedhjet presidenciale dhe ato të dështojnë.

Në raport gjithashtu është theksuar se kandidatët për president para kohe kanë filluar fushatën.

Lajme të ngjashme

Back to top button