JO PROFESIONALZMI NE MAQEDONI

JO PROFESIONALIZMI Në MAQEDONI — Me njerëz joprofesionist nuk mund të ndëtosh një murr, e ku më një shtetë. Në Maqedoni disa gjëra nuk shkojnë aq lehtë, tani ajo (Maqedonia) ballafaqohet me një test tjetër ndoshta më serioz se prej të gjithëve– krizë ekonomike, mardhënje jotë mirë ndër etnike, etj. Padyshim pjesa ma e madhe e traumës nëpër të cilën kalon Maqedonia mund ti vishet shkurtëpamësis dhe mosdijes për të udhëhequr elitës sonë politike, siç u pa edhe shum vite ma heret. — Të udhëheqish, të shkruash apo të flasish për dicka që nuk je i profesionalizuar jo vetëm që thenë disa regulla por edhe është mëkat. Mëkat është për shkak se joprofesionisti në mjeksi e mer në qafë pacientinë, mekaniku (joprofesionist) i veturave, ta prish veturën, elektriçisti prish , djeg por edhe mbytet vetë nga rryma. Politikani joprofesionist e merrë në qafë popullin, por edhe shkruesi apo folësi merë në qafë ata që e dëgjojnë. e lexojn, për shkak të ideve apo mendimeve jotë pjekura dhe kontraproduktive. Megjithat këtu kemi një fakt të pamohueshëm, pa mos kalua shkallën e amatorizmit pavarsishtë se në çfarë sfere gjendesh nuk mund të kalosh në shkallën e profesionalistëve d.m.th shkallë-shkallë. — Që në kohërat e lashta të zhvillimit mendor (intelektualë) njerëzit janë munduar të gjejnë formula më adekuate për arritjen e qëllimeve të tyre në shoqëri duke filluar nga format më të thjeshta, e deri te përsosjet e fundit tekniko-teknologjike. — Një filozof grek thotë: ”Të keshë talent dhe mos e kultivosh me aktivitete të përditshme është si farat në fishek të mbyllur” , kurse edhe pse ske talent nëse punon vazhdimisht, sistematikisht talenti vjen gradualisht. — Pika më e ndjeshme e aktualitetit tonë sotë është politika ç’të bëjmë kur dihet se për fat të keq ky “akt magjik” i ka hipnotizuar njerëzit deri në tejmase, sa edhe ka arritur efektin e ndarjes së burrit me gruan, vëllaun me vëllan, mikun me miken, rrahjet, ofendimet, sharjet e gjithëçka tjeter. Politikën poqese e marrim si shkencë, është e vërtetë se i ka gëlltitur të gjithë shkencat tjera (natyrore dhe shoqërore) i ka shtyrë nën kthetrat e saj dhe luan me stilin “maca dhe miu”. — Në vend se njeriu të merret me politikë ai merret me njerrëzit”– shprehet prof. Esat Stavileci. — Politika është bërë lënda e parë e nxënësve para abetares dhe librit të leximit. Për këtë fenomen patjetër të ketë shkaktarë. Si erdhi dhe kush e solli këtë situatë? Pse erdhi dhe ku na shpie kjo gjendje? — Këtë situatë e sollen joprofesionistët që na udhëheqin sotë në Maqedoni, nëpër institucionet e ndëryshme, nëpër vendet të ndëryshme. Ku jan te punësuar vetem pse jan antar te partis , pa mos u shikua a është profesionistë në atë drejtim apo jo. Kjo situatë na shpien ka ma e keqëja, nga varfërija nga problemet e pazgjedhura, ikje nga vendi etj. — Por dotë vinë ditë të lumtura dotë vinë, këtë mosë e haroni kurrë të dashur lexues. “ki është mallkimi ynë, por kjo është edhe vlera jonë”. Edhe populli jonë ka njerëz te diturë dhe profesionistë që dinë të menaxhojnë të udhëheqin, dhe që jan të vendosur dhe këmbëngules për tëdrejtat e popullit shqiptar këtu në Maqedoni, të drejtat që i meritojmë. –Le ta dinë edhe politikanët joprofesionist edhe populli maqedonas dhe Europa se: Pa zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare, kurr nuk dot ketë qetsi Maqedonia!– Por asnjë kohë nuk vin vetvetiu as edhe lindja e fëmis edhe koha jonë edhe lindja e fëmis duhet ndimuar që të dale në dritë. Selim Iljazi -Gostivar -i diplomuar ne shkencat politike-

Lajme të ngjashme

Back to top button