Kosovë: Kryeministri s’e ka ndërmend t’i tregojë muskujt për murin në veri

Kryeministri Isa Mustafa, duke folur për ndërtimin e murit mbi urën e lumit Ibër, ka thënë se të arriturat e Kosovës nuk mund të krahasohen me relacionet e ndërtimit të një muri, shkruan lajmi.net.

“Muri në veri të Mitrovicës do të trajtohet me ligj, do të bisedojmë edhe me BE-në. Nuk do t’i tregojmë muskujt e as gjoksin  sepse ato i tregon ligji. Ministrja për Dialog është në kontakte me BE-në që të shikojë nëse është marrëveshje është në harmoni”, ka thënë Mustafa.

Gjatë konferencës së sotme, kryeministri ka folur edhe për vizitën në Leposaviq.

“Ne kemi kaluar rrugëve të Kosovës dhe jo të Serbisë dhe nuk jemi ndal nga askush. Rrugës kemi marrë informacione se disa qytetarë kanë bllokuar rrugën dhe me vendim të organeve të sigurisë kemi shkuar në një rrugë tjetër dhe nuk jam vonuar më shumë se 10-15 minuta”, ka thënë ai.

Mustafa ka kujtuar se edhe në kohën kur kishte protesta në Prishtinë ka pyetur se nga cila rrugë t’i bie që mos të ballafaqohet me qytetarë për të shmangur situata të pakëndshme.

Ai ka thënë se janë të vetëdijshëm që situata në veri nuk është aq e mirë, por janë të vendosur që këto probleme të zgjidhen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button