Hani kivi në mëngjes!

Kivi është i pasur me shumë fibra, madje më shumë se molla dhe ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit.
 Kivi është një burim i shkëlqyer i vitaminave dhe mineraleve që trupi ka nevojë. Në fakt, vitamina C e kivit konsiderohet si një nga ushqimet më të shëndetshme për trupin tonë. Duke ngrënë vetëm një kivi në ditë, sidomos në mëngjes, ju merrni vlerat e mjaftueshme ditore të vitaminës C, duke përmendur këtu edhe vetitë e mira që i bën lëkurës suaj.

Përveç këtyre kivi është një frutë dietike dhe acidi citrik që ai përmban, ju ndihmon në tretje. Një tjetër veti tjetër shumë e mirë e kivit është se ai është në dispozicion gjatë gjithë vitit. Kivi ka 45 kalori, përmban vitaminë C dhe E dhe këto vitamina ndihmojnë në hidratimin e lëkurës. Kivi është numri një në luftën kundër rrudhave, por edhe forcon sistemin imunitar.

Ai përmban edhe fibra bimore, kalium, bakër, magnez dhe mangan. Kivi është i pasur me shumë fibra, madje më shumë se molla dhe ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit. Po ashtu, ngrënia e kivit në mëngjes, përmirëson sëmundjet e zorrës së trashë. Po ashtu, kivi ndihmon në pakësimin e kollës falë kombinimit të vitaminave C dhe K, të cilat ai i përmban me shumicë. Prandaj, mos hezitoni por konsumoni kivi çdo ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button