Filloi votimi për zgjedhjet e parakohshme paralmentare në Maqedoni

Anëtarët e Këshillave Zgjedhor të diasporës janë të parët që votojnë për këto zgjedhje parlamentare. Gjithsej 325 anëtarë që do të zbatojnë votimin në përfaqësitë Diplomatike dhe Konsullore të Maqedonisë në botë, shfrytëzuan të drejtën e tyre të votës në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

“Sot mbahet votimi i Këshillave Zgjedhor, të cilët do të duhet të përfaqësojnë votimin në përfaqësitë diplomatike konsulare. Numri i përgjithshëm i këtyre personave është 325. Deri tani votimi shkon sipas të gjitha rregullave të Kodit Zgjedhor”, deklaroi Arijeta Xhemaili, zëdhënëse e KSHZ-së.

Për votim në diasporë KSHZ-ja pranoi paraqitjet e 20.573 qytetarëve të cilët do të mund votojnë në 46 përfaqësi diplomatike dhe zyrat konsullore. Më shumë të paraqitur për të votuar ka në Bernë, në Venecie, në Detroit, Nju-Jork dhe Melburn. Më pak të paraqitur gjegjësisht nën 15 votues ka në Madrid, në Pekin dhe në Varshavë. Votuesit në diasporë votojnë një ditë para ditës zyrtare të zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button