Reperi tregon sa fiton nga Youtube dhe i habit të gjithë

“Fund” ka qenë kënga e fundit e publikuar nga Majk, që deri më tani ka rezultuar i suksesshëm me ato që ka sjellë në tregun muzikor shqiptar. Ende duke iu gezuar këtij suksesi, që në një javë publikimi ka arritur të marrë më shumë se 3 milion klikime, ai ka zbulluar edhe një detaj tjetër.

Të ardhurat nga këto arritje sigurisht që duhet të jenë të larta dhe Majk me shaka apo jo vendos të zbulojë disa prej tyre. “E marr një rrogë të Eulex-it çdo muaj nga Youtube”, ka shkruar ai në InstaStory, ndërkohë që disa orë më parë kishte falenderuar Zotin për gjithçka, shkruan RevistaClass.

Sidoqoftë artisti më tepër është i kënaqur me produktin e tij i cili po vazhdon të dëgjohet e të shpërndahet tek publiku në intensitet mjaft të madh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button