Maqedonia do të prodhojë municion dhe armatim personal për NATO-n

Në Maqedoni fillon ndërtimi i fabrikës më bashkëkohore për armë, municion dhe pajisje. Broudston Difens amerikan sot edhe zyrtarisht e shënoi fillimin e investimit në vlerë prej pesë milionë dollarë në vendin Barbaros, në Makedonski Brod, ku në 10 hektarë është paraparë të ketë pesë salla për prodhimtarinë, një ndërtesë administrative dhe një pjesë për deponim, njofton agjencia MIA.

Realizimi i projektit duhet të përfundojë deri në fund të muajit maj kur fillon edhe test-prodhimi, ndërsa prodhimi i rregullt pritet nga korriku 2017. Të punësuar do të jenë mbi 200 persona.
Siç tha ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, Broudstoun Difens do të transferojë teknologji më bashkëkohore në Makedonski Brod prej ku ushtria amerikane dhe vendet anëtare të NATO-s do të furnizojnë municion dhe armatim personal.

“Ky investim ka rëndësi më të madhe. Krahas hapjes së vendeve të reja të punës, Maqedonia do të bëhet edhe më repartin më bashkëkohor prodhues për municion dhe armatim personal sipas standardeve të NATO-s. Por, ky njëherësh është edhe hap shumë i rëndësishëm përpara në përforcimin e gatishmërisë luftarake të Armatës së Republikës së Maqedonisë”, theksoi Jolevski.

Sipas tij, një prej projekteve për modernizimin e ARM-së është konversion i armatimit personal të pjesëtarëve të Armatës me atë të anëtareve të NATO-s. Fabrika për municion është projekti i parë prej disa projekteve që Broudstoun Difens i planifikon në Maqedoni. Jolevski gjatë vizitës në Uashington muajin e kaluar është informuar për planet e ardhshme të kompanisë dhe repartet e reja prodhuese në Barbaros.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button