Ahmeti në Çair: Ne ishim ata që luftuam edhe për ata që na shajnë (VIDEO)

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sonte në Çair tha se BDI duhet përkrahur pasi është forcë e vetme politike që ka lindur nga atdhetarët dhe luftëtarët që deshën lirinë më shumë se vetveten.

“Ne na duhet bashkimi. Ne sot jemi më të fortë se kurrë. Sot, pavarësisht se ju më nderuat si kryetar, unë tani do të flas si shqiptar, si bashkëqytetar i juaji. Sot, unë flas si shqiptar, sot i drejtohem kombit mbarë, bashkohuni se ky do të jetë mandat vendimtar për të vazhduar misionin tonë nga i cili dobi do të kenë edhe ata që na shajnë. Zemra jonë rreh si gjaku i paraardhësve të kombit tonë. Ne ishim ata që luftuam edhe për ata që na shajnë dhe ofendojmë. I thërrasim të gjithë ata që kanë sado pak vëmendje, le të vijnë pas misionarëve, pasi ky mandat kërkon njerëz të guximshëm”, u shpreh lideri i BDI-së dhe bartësi i listës për njësinë 6, Ali Ahmeti.

Bartësi i listës për njësinë 2, Ejup Alimi para banorëve të Çairit tha se BDI është mbrojtësi i vetëm i çështjes shqiptare në Maqedoni.

“Ne e kemi të qartë se zërat që ofendojnë e fyejnë BDI-në vijnë nga kuzhinat antishqiptare. Ne kemi punë më të rëndësishme për të bërë se sa të merremi me ta. Puna jonë është të fokusohemi për një rini të shëndoshë e cila pas 11 dhjetorit do të ngrejë në duar flamurin e fitores. Ne jemi për një zhvillim të barabartë ekonomik të të gjithë shqiparëve në vend. Ne duhet të bëhemi një, të mobilizohemi me qëllim që të kërkojmë votën e shqiptarëve, pasi kësaj radhe BDI duhet të korrë një fitore më bindëse se kurrë, pasi mandati i ardhshëm me vete sjell sfida të reja që duhet të zgjidhen”, tha bartësi i listës për njësinë 2, Ejup Alimi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button