Ferrari 458 me dizajn të veçantë

Ferrari ka pasur gjithmonë pamjen më të veçantë të veturave në botë, që është përcjellë edhe në linjat e fundit të kompanisë. Që nga vitet e ’70-të, kompania ka tërheqë vëmendjen e të gjithëve madje edhe California, një vend i mërzitshëm në të kaluarën ka marrë pak vëmendje falë Ferrarit.

Të gjithë ëndërrojnë të posedojnë një veturë të shtrenjtë siç është Ferrari, e kompania holandeze, “Ugur Sahin” ka dizajnuar një linjë të veçantë të Ferrari 458 për blerësit e veturave të çmendura. Kjo kompani ka theksuar se ka marrë disa kërkesa për të blerë nj veturë të tillë, por sipas kompanisë kjo linjë do të jetë e limituar.

Specifikat e Ferrarit 458 do të mbeten të njëjta, me motor 4.5 L dhe arrin shpejtësinë prej 100 kilometrave në orë për vetëm 3.4 sekonda. Dizajni i kompanisë nga Holanda ka bërë bujë dhe pritet shumë shpejt të ketë blerësit e parë të Ferrarit 458 me dizajn special.

Lajme të ngjashme

Back to top button