A e dini çka tregon logoja e veturës “Audi”?
Logoja e kompanisë “Audi” me katër rrathë ka një mesazh për prodhuesin e saj, shkruan rtv21.tv.
Logoja me katër unaza (rrathë) ka të bëjë me krijuesit e vjetër të makinave në Gjermani.
Prodhuesit e makinave Audi, DKW, Wanderer dhe Horch ishin të pavarura ndërsa, në vitin 1932 u bashkuan dhe krijuan logon e tyre katër-rrathësh, duke e simbolizuar secilën kompani me nga një rreth.
Logoja “Audi” është modifikuar në vitin 2009, për ta festuar ditëlindjen e 100- të të saj.