Protesta të dhunshme në Athinë

​​​​​​​Protesta të dhunshme kanë ndodhur dje në Athinë për 8-vjetorin e vrasjes së të riut Aleksandros Grigoropulos, që humbi jetën nga dhuna e policisë gjatë protestave në kryeqytetin grek, transmeton lajmi.net.Koktej molotovi dhe gurë janë hedhur nga protestuesit në drejtim të policisë, teksa shumë dyqane e makina të parkuara janë shkatërruar.

Më shumë se 3 mijë policë ndodhen në rrugët e kryeqytetit grek. Policia njoftoi se ka ndaluar 18 persona që janë shoqëruar për në mjediset e drejtorisë së përgjithshme të policisë greke.

Aleksandros Grigoropulos ishte vetëm 15 vjeç kur u qëllua për vdekje nga një patrullë policie mbrëmjen e 6 dhjetorit 2008.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button