Ahmeti në Kërçovë: Nuk na trembin 63 deputetët e tyre (VIDEO)

Tubimin përfundimtar të ditës Bashkimi demokratik për Integrim e mbajti në sheshin e qytetit të Kërcovës, ku të pranishmëve iu drejtohet lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ahmeti kërkoi unifikimin e votës shqiptare të cilën e arsyetoi me mos-çuarjen dëm të votës dhe defaktorizimit të shqiptarëve në Maqedoni. Sipas Ahmetit kjo situatë do t’i kontribuonte vetëm rrymave anti-kombëtare dhe anti-shqiptare.

“BDI është vlerë kombëtare dhe kjo vlerë duhet ruajtur e trashëguar nga brezat që vijnë, këtu militojnë njerëz të cilët kanë dhënë shumë për këtë vend, andaj unë nuk kam asnjë shqetësim, unë nuk kam asnjë frikësim se mund dikush të na fitojë. Ne jemi të vetmit ata fitimtar që me 11 dhjetor në mbrëmje do të bëjmë festën e madhe. Unë këtu para jush flas jo si kryetar i BDI-së, nga këtu po vazhdojë atë që nisa në Forinë e Çegran, flas si shqiptar, pse duhet përkrahur njerëzit të cilët i ka vendosur të garojnë BDI? Kush më fuqishëm e më mirë se sa këta djem dhe vajza që janë të reshtuar në këto lista dinë të mbrojnë kauzën shqiptare, kush më shumë se këta dinë të përballen me palën tjetër dhe përballë tyre të jenë fitimtarë?”, deklaroi lideri i BDI-së dhe bartës liste për njësinë 6, Ali Ahmeti.

Bartësi i listës për njësinë 5, z.Agim Shaqiri para kërçovarëve tha se arritjet e deritanishme të shqiptarëve të Maqedonisë janë falë politikave të BDI-së dhe Ali Ahmetit.

“Ky tubim më bën zemrën mal, më bën të ndihem sikur mes vëllezërve dhe motrave të mia. Sot jemi bërë bashkë të sfidojmë gjithçka që na del përpara. Sot, duke u nisur nga Struga e deri në Likovë, të gjitha komunat shqiptare janë të lidhura përmes një autostrade, dhe kjo është një element shumë i rëndësishëm për shqiptarët pasi në Strugë ndodhet Qafë Thana, porta drejt Shqipërisë. BDI ka ofertë dhe vizion, por sigurisht edhe plane për një ardhmëri më të mirë”, tha para struganëve, bartësi i listës për njësinë 5, Agim Shaqiri.

Shefi i Shtabit Qëndror, Bekim Neziri para banorëve të Uskanës tha se përçarja e votës shqiptare do të dobësojë pozitën e politikë-bërjes.

Pos Ali Ahmetit para kërçovarëve folën edhe kandidatët për deputet të kësaj zone, përfshirë edhe ministra aktual dhe funksionarë të tjerë të lartë të BDI-së, por ai që më tepër elektrizoi masën ishte kryetari i Uskanës, Fatmir Dehari.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button