Polonia nuk e ekstradon në SHBA, regjisorin e njohur Polanski

Gjykata Supreme e Polonisë e ka miratuar vendimin e një gjykate të qarkut se regjisori, fitues i çmimit, Oskar, Roman Polanski nuk mund të ekstradohet për në SHBA, shkruan Reuters. Polanski është i dënuar për pedofili në një rast të vitit 1977. Shtetet e Bashkuara e kanë kërkuar ekstradimin e Polanskit nga Polonia, pasi ai u paraqit publikisht në Varshavë në vitin 2014.

Një gjykatë qarku në qytetin polak, Krakovë, e ka hedhur poshtë kërkesën tetorin e kaluar, ndërsa Prokurori i Përgjithshëm kishte kërkuar anulimin e këtij vendimi në fillim të këtij viti. “Gjykata Supreme…e refuzon kërkesën për anulim”, ka thënë gjykatësi Michal Laskovski duke shtuar se “kërkesa vlerësohet e pa bazë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP