Zbulohet sekreti i trurit

Zbulohen sekretet e trurit për të njohur fytyrat njerëzore, dhe ‘spiuni’ ka qënë një program i inteligjencës artificiale.

Ka qënë shkencëtari Tommaso Poggio i Institutit të Teknologjisë në Massachusetts, në bashkëpunim me Fabio Anselmi, i Institutit Italian të Teknologjisë, që kanë bërë këtë zbulim, transmeton Top Channel.

Studimi i zbuluar në Current Biology tregon se si mund të bëhen plane të paprogramuara fillimisht, duke hedhur dritë mbi mekanizmat e brendshëm të trurit njerëzor.

Pavarësisht progreseve të mëdha të bëra këto vite në zhvillimin e programeve të frymëzuar nga truri jonë dhe të aftë të njohë fytyra e objekte të pranishme në foto, shumë pak dihet mbi saktësinë e mekanizmave të vërtetë cerebralë. Por duke zhvilluar një program të inteligjencës artificiale, të bazuar në modelin e sistemit nervor, shkencëtarët kanë arritur në një përfundim që hedh dritë në funksionimin e trurit.

Duke vënë në punë programin e njohjes së fytyrës shkencëtarët në fakt kanë zbuluar se programi kishte zhvilluar disa pasazhe të paparashikuara nga programuesit por të nevojshëm për të arritur objektivin. Një pronësi që doli në mënyrë spontane dhe që mund të jetë fryt i një mekanizmi të brendshëm ekzistues edhe në trurin e njeriut në bazë të inteligjencës. Edhe pse zbulimi nuk tregon në mënyrë të drejt për drejtë çfarë ndodh vërtetë në tru “mendoj se është një provë e fortë që jemi në rrugën e duhur”, thotë Poggio.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP