Omer Kaleshi hap ekspozitën e përhershme personale me 24 vepra artistike

Piktori i famshëm shqiptar me renome botërore, i cili jeton dhe vepron në Paris të Francës, Omer Kaleshi,  sot në sallën e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, do të hapë ekspozitën e përhershme personale me 24 vepra artistike.

Rreth veprimtarisë së bujshme artistike të piktorit Omer Kaleshi, do të flasë akademik Luan Starova.

Kjo ekspozitë mundësohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Komunës së Çairit të Shkupit.

Kaleshi, i cili njihet më shumë si “piktori i kokave”, është me origjinë nga ana e Kërçovës së Maqedonisë dhe këto vepra ia dedikon atdheut të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button