Klubi i Shkrimtarëve “OENEUM”, për vizitë në Pogradec

Në kuadër të aktiviteteve kulturore, Klubi i Shkrimtarëve të Tetovës “OENEUM” organizoi një piknik poetik në Pogradec të R. Shqipërisë. Ne këtë udhëtim, u vizituan Statujat e kolosëve të letërsisë shqipe, Lazgush Poradeci dhe Mitrush Kuteli ne parkun e Pogradecit. Kryetari i klubit Ejup Ajdini dhe sekretari i klubit Daim Iljazi dhe anëtarët e kryesisë klubit Adem Abdullau, Eroll Velija, Remzi Salihu, Sulejman Mehazi, Hashim Baftajeri venduan lule të freskëta ne shenje nderimi për mjeshtrit e fjalës së bukur.

Po ashtu delegacioni i klubit vizitoi edhe varrezat e Pogradecit ku venduan karafila te freskët në varrezat e këtyre bardeve të letërsisë shqipe qe kane qene te anatemuar dhe sakatosur por shumë të frytshëm për kombin tonë. Poetët tetovar lexuan nga një poezi ne shenje nderimi për poetët me vlera evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button