Dyzet e një pjesëtarë të misionit të KB-së dyshohen për përdhunim në RAQ

Hetimi i Kombeve të bashkuara tregoi se 41 pjesëtarë të misionit të Kombeve të bashkuara në Republikën e Afrikës Qendrore dyshohen për sulme seksuale në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2015.

Gjashtëmbëdhjetë helmeta blu nga Gaboni dhe 25 nga Burundi kanë kryer sulme seksuale në prefekturën Kemo në pjesën qendrore të vendit.

Hetimi ka zgjatur katër muaj në bashkëpunim me autoritete e Burundit dhe Gabonit. Janë marrë në pyetje 139 viktima potenciale, nga të cilat 25 janë minorene.

Të dyshuarit janë njohur përmes fotografive dhe materialeve tjera nga 45 viktima. Tetëdhjetë e tre viktimat nuk kanë qenë në gjendje që t’i identifikojnë dhunuesit e tyre.

Si rezultat i përdhunimit kanë lindur edhe fëmijë dhe tetë nga viktimat kanë parashtruar kërkesë për njohjen e atësisë ndaj dhunuesve. Gjashtë prej tyre janë minorenë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button