Koncert me muzikë mistike për publikun shkupjan

Në Shtëpinë e Armatës së Republikës së Maqedonisë sonte u mbajt koncerti me muzikë mistike “Dashuria ndaj ilahive” në interpretim të orkestrit të muzikës mistike nga Konya në Ministrinë e Kulturës të Republikës së Turqisë ndërsa në organizim të Fondacionit Hafiz Abdulah Nazirli, Institutit “Yunus Emre” – Qendra Kulturore Turke në Shkup në bashkëpunim me MATUSITEB – Lidhja e organizatave joqeveritare turke në Maqedoni, raporton Anadolu Agency (AA).

Në koncertin e sontëm orkestri nga Konya pranë Ministrisë së Kulturës të Turqisë interpretoi 14 vepra – ilahi, të cilat janë zgjedhur në kuadër të garës, të cilën e organizoi Fondacioni Hafiz Abdullah Nazirli para 6 muajve.

Në garën morën pjesë 227 vepra nga vende të ndryshme të botës. Ky koncert me 14 veprat e zgjedhura për herë të parë u mbajt në Konya ndërsa në nivel ndërkombëtar për herë të parë sonte në Shkup.

Kryetari i Këshillit drejtues të Fondacionit “Hafiz Abdullah Nazirli”, Vehbi Nazirli në deklaratën e tj për AA tha se juria e garës i zgjodhi 14 ilahitë, të cilat sonte u interpretuan në Shkup ndërsa të njëjtat janë shpërblyer me çmime në para.

“Këto 14 vepra janë interpretuar nga ana e orkestrit të muzikës mistike në Konya, Ankara, Stamboll, Elazi dhe tani në Shkup. Shpresoj se tingujt e Anadollit do ti ndajmë të gjithë së bashku këtu”, tha ai.

Drejtori artistik i orkestrit nga Konya, Jusuf Kayya tha se është i kënaqur nga ky organizim për interpretimin e sontëm të orkestrit para publikut shkupjan.

Zëvendës drejtori i Institutit “Yunus Emre”, Fuat Korkmaz tha se këtë natë motivet e Anadollit kishin rastin ti dëgjojnë miqtë nga Maqedonia dhe shtoi se si institut i organizojnë këto evente me qëllim që ti prezantojnë civizilizimin e Anadollit në Ballkanin.

Në koncert morën pjesë kryetari i MATUSITEB, Husrev Emin, këshilltari për kulturë në Ambasadën e Turqisë, Hakan Ozçelik, kryetari i MATO, Ejup Kaveci dhe përfaqësues të tjerë të diplomacisë turke, gazetarë dhe artistë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button