LSM: Sektori privat deri në fund të vitit të lëshojë K-15 – rrogën e 13-të

Lidhja e sindikatave të Maqedonisë sot përkujtoi se deri në fund të vitit në sektorin privat duhet të paguhet regresi për pushim vjetor gjegjësisht K-15 apo e njohur si rroga e 13-të.

Nga Sindikata theksojnë se regresi për pushim vjetor paguhet në lartësi prej së paku 40 për qind të kryegjësë, me kusht që punëtori të ketë punuar së paku gjashtë muaj në vit te punëdhënësi i njëjtë.

“Të dhënat flasin se këtë të drejtë prej së cilës varet shëndeti dhe produktiviteti i punëtorëve në procesin punues vitin e kaluar e kanë realizuar pjesa më e madhe e punëtorëve, presim kështu të jetë edhe sivjet. Punëtorëve të cilëve nuk do t’u paguhet regresi për pushimin vjetor u themi se mund të kërkojnë intervenim prej Inspektoratit shtetëror të punës, ose të ngrisin procedurë gjyqësore për mbrojtjen e të drejtave të tyre”, thotë LSM në kumtesë.

Për punëdhënësit të cilët nuk do të paguajnë regres për pushimin vjetor ose do të kërkojnë prej punëtorëve t’i kthejnë paratë është paraparë dënim me burg deri në një vit.

“LSM pret si rezultat i politikës së përforcuar sanksionuese dhe ndryshimeve në Ligjin penal të eliminohen edhe ato dukuri ku pati praktikë që pagesa të përfundojë formalisht, ndërsa më pas të kthehen mjetet pasi që edhe kjo është paraparë në Ligjin penal për të cilin pason dënim në pajtim me nenin 166 të paragrafit të ri 2 i cili thotë: – “(2) Ai që do të kërkojë nga punëtori t’i kthejë apo të pranojë ndonjë shumë të caktuar të pagës apo kompensimeve të tjera të paguara nga punëdhënësi, do të dënohet me burg prej tre deri në një vit”, sqaron sindikata.

Marrëveshja për ndryshime dhe plotësime të Marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin privat me të cilën u mundësua pagesa e K-15 u nënshkrua në vitin 2013 nga LSM dhe Organizata e punëdhënësve.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button