ASHMAA: Mediat gjatë procesit zgjedhor të raportojnë në mënyrë të balancuar dhe të paanshme

Disa subjekte politike – pjesëmarrës në procesin zgjedhor e kanë informuar Agjencinë për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuale (ASHVM) se disa media nuk raportojnë për aktivitetet e tyre nga fushata zgjedhore.

Siç kumtoi ASHVM, mediat duhet të sigurojnë mbulim të balancuar  të procesit zgjedhor në pajtim me parimin e proporcionalitetit sipas numrit të të listave të konfirmuara të kandidatëve për deputetë. ky parim vlen për të gjitha llojet e përfaqësimit zgjedhor medial, përveç për reklamim të paguar politik.

Përkujtojmë se të gjithë radiodifuzerët që kanë vendosur t’i mbulojnë zgjedhjet, sipas Kodit zgjedhor, kanë të obliguar këtë ta bëjnë në mënyrë të drejtë, të balancuar dhe të paanshme në programin e tyre të përgjithshëm. Pa marrë parasysh gjuhën në të cilën e emetojnë servisin e tyre programor, pjesëmarrësve në fushatë duhet t’u mundësohen kushte të barabarta për qasje deri te të gjitha llojet e prezantimit zgjedhor medial dhe reklamimit të paguar politik”, njofton Agjencia.

Njëheri Agjencia apelon që mediumet të kenë kujdes gjatë emetimit të deklaratave me fjalime të cilat e ndezin atmosferën ose madje edhe me elemente me gjuhë të urrejtjes. Deklaratat e tilla, vlerëson ASHVM, duhet të kontekstualizohen në mënyrë adekuate, ndërsa mediat të distancohet nga to.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button