Revolucioni amerikan…

Po afroheshte dimri, shenjat e saj çdo ditë e më tepër bëheshin më se të qarta, po bëheshim gati për të, nuk na ndalonte të shpërndanim dashuri edhe pse dashuria tingëllon si diçka e nxehtë, si vera, por bukuria e saj mahniste si gjithmonë, jepte nxehtësi në shpirt edhe pse trupi e ndjente erën e ftohtë që vinte drejt nesh, gjithsesi bëhesha gati për të thithur dituri, morra rrugën drejt ndërtesës që ishte e ftohtë si dimri, aty merrnim dituri dhe aty kuptova që njerëzit e ftohtë janë më të keqinjë se dimri i acartë, aty ishte shkolla ime gjigande që njerëzit brenda saj assesi nuk arrija t’i quaja të tillë.

Brenda saj ishte një mësuese një ndër ato që shpërndante dituri, por dituri të ftohtë sepse vet ishte e acartë në vetvete. Shpërndante diturinë e komunikimit njerëzor por asnjëherë nuk vinte në praktik komunikimin me ardhmërinë që gjendej para saj.

Kishte shikim të çuditshëm, sillte frikë tek ne me sytë e saj të mëdhenj dhe me vetullat e saj të ngrisura nga urrejtja drejt nesh, por unë përballë saj isha i bindur thellë se brenda saj gjendet një shpirt engjëllor, një shpirt i vuajtur  që ka nevojë të flasë, një shpirt plot ankth dhe mërzi, një shpirt plot dhimbje por i krijuar nga të tjerët në një përbindësh.., dhe për një moment përderisa mendoja për butësinë që ka ajo në shpirt, ra heshtja ne klasë, askush nuk fliste, jo që nuk donim por nuk guxonim të flisnim.., kurse unë i ulur në bankën e fundit me shokun tim X, mërziteshim për shumë çështje por ajo që ishte më aktuale dhe më e përfolur ishte se si Barack Obama vodhi votat në Boston të Amerikës dhe më pastaj u bë president, mos të flasim për politikën vendase, eh sa mërziteshim për te…

Mirëpo përderisa në vendet e zhvilluara perëndimore qytetarët merreshin më së paku me politikë, në vendin tonë ishte tërësisht e kundërta, të gjithë merreshim me politikë edhe më shumë fëmijët, ndoshta nga fakti se politikanët merreshin më se paku me të dhe nuk dinin asgjë për të… Ndoshta!!!

… përderisa bisedonim  në bankën e fundit me zë të ulur, për njëherë filluam ti ngrisim zërat me shokun X, që të dominomin debatin me zë të lartë, ashtu siç bëjnë edhe politikanët tanë, vetëm bërtasin, dhe në vend të hingëllonte fjala ‘heshtni’ në klasë, ‘çfarë teme po bisedoni’ ishin fjalët që u drejtuan drejt nesh nga askush tjetër pos nga mësuesja jonë e acartë.

U thye akulli më, ajo që ligjëronte komunikim po dëshiron të komunikon me ne.

Po ç’të themi ne tani, u ngrimë në vend nga vendosmëria e saj për të ditur se çfarë ne bisedonim.. U afrua afër nesh, u ulë në cepin e bankës me një vështrim kurioz drejt meje.

E dija që në ato momente isha zbehur vetëm pasqyra më mungonte që ta vërtetoja mendimin tim.

Por tani ra dilema, kush do të fliste, kush do t’i jepte përgjigje, shikoja shokun X, ai mbante kokën ulur, por i njohur unë në grup si nxënës që flasë shumë, padyshim që shoku X priste që unë të jap përgjigjen, ashtu dhe bëra: ‘Po flisnim për Amerikën, për zgjedhjet…’, më ndërpreu me një ofkim saqë fryma e saj me aromë cigareje më erdhi në fytyrë.; “Eh Amerika, t’ju them diçka për amerikanët”, tha me një vendosmëri që tregimin do ta tregoj ndërsa ne ishim të detyruar ta dëgjojmë dhe filloi: ‘ Isha në një seminar që u mbajt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, respektivisht në Kansas City, qëllimi i mbajtjes së seminarit ishte që të bëhemi sa më komunikes me njëri tjetrin’.

Sikur të merrje diçka nga ai seminar- thashë vet me vete.

‘Isha bashkë me disa kolege ballkanase një ndër ato ishte një kroate, me të cilën më pastaj u afrova shumë gjatë kohës që kalova aty, ngrënim ushqim së bashku, pinim kafe bashkë, diskutonim çështje socio-politike të shteteve tona, sa që edhe gjatë mbajtjes së seminarit kërkuam nga organizatorët që unë dhe ajo të uleshim afër njëra tjetrës, ashtu edhe u bë.

Gjatë gjithë seminarit ishim fuqi shpërthyese ndaj tyre, njëkohësisht duke  shpalosur edhe shumë probleme tona para tyre.

Por ajo pjesa më interesante dhe ajo ku dua të dalë ishte se ne popujt e Ballkanit ishim më indirekt gjatë komunikimit me ta, shpesh përdornim ironi ndaj tyre dhe ato s’na kuptonin aspak. Një ndër rastet ishte që gjatë pushimeve që bënim, bisedonim me kolegët tonë amerikanë dhe ata në një rast na thanë me mburrje se si është aq e bukur Angelina Jolie, dhe ne ironizonim me ta duke pohuar që ajo vërtet është shumë e bukur, mirëpo ata fare s’na kuptonin që ne bënim shaka.’

Vallë çlidhje ka kjo me zgjedhjet – thoja vetë me vete.

Mos vallë kjo gjuhë shërben në zgjedhjet e tyre…

Këto ishin fjalët e mësueses, komunikimi i saj i vetëm me ne, atëherë ky komunikim ishte i paqartë për mendjet tona por tani tregimi i saj i vetëm për ne është më se i qartë, gjithçka morri kuptimin e saj në zgjedhjet e fundit amerikane.

Përdorimi i drejt i të shprehurit te presidentit te posa zgjedhur, arriti dhe më bindi që ky fjalor është më i kapshëm për amerikanët, ndoshta nga fakti se politikanët e tyre flasin gjithmonë drejt dhe jo në mënyra tjera, kjo len të kuptosh që ky fjalor tek politikanët tanë nuk zë vend, sepse gjithmonë flasin me fjalor fëmijëror, ndoshta nga fakti se populli ka ngelur i tillë…

Ndoshta…!

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button