Falje publike për “LGBT JUNAJTET”, Tetovë

Të nderuar, miq, lexues e portale të ndryshme!

Komisioni për Mbrojtje dhe Diskriminim i Republikës së Maqedonisë me nr. 0801-184612 të datës 24.11.2016, ka bërë një parashtresë deri te Komisioni i Helsinkut për të Drejtat e Njeriut të Republikës së Maqedonisë, kundër meje, Sulejman Mehazi.

Ky Komision për Mbrojtje dhe Diskriminim më ka ngarkuar për kolumnen, shkrimin tim publikuar në portalin e Shqipërisë gazeta “Minerva”, publikuar më 10.08.2016, me titull simbolik, metaforik: “Homoseksual-pederastët e sotëm”, dhe, se ky shkrim  paskërka ofenduar, nënçmuar e diskriminuar Shoqatën “LGBT JUNAJTED,Tetovë.

Prandaj, kësaj Shoqate “LGBT JUNAJTED, Tetovë, unë, Sulejman Mehazi, i kërkoj falje publike, për shkak se shkrimi im aspak e fare s’ka të bëjë jo vetëm me këtë shoqatë, por edhe me tërë komunitetin e tyre, pasi çdokush ka të drejtë personale të orientimit seksual.

Qëllimi i titullit dhe i shkrimit në përgjithësi është metaforik, simbolik për të goditur mashtruesit, tinëzarët, servilët të cilët gjithçka kanë arritur suksese me anë të klaneve arsimore, kulturore, shkencore e politike!

Të nderuar ju, të Komision për Mbrojtje dhe Diskriminim në R. e Maqedonisë, kjo parashtresë e juaja më duket shumë tendecioze sepse askund në këtë shkrim se kam përmendur: “LGBT-në e Tetovës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button