Ditët e Kulturës Shqiptare në Londër vazhduan me ‘Sikur kjo të ishte shfaqje’

Pas hapjes me shumë sukses të aktivitetit “Ditët e kulturës shqiptare” në Britaninë e Madhe, ku u mbajt “Dita e Filmit Shqiptar”, mbrëmë në Londër, në kuadër të këtij aktiviteti, u dha edhe shfaqja “Sikur kjo të ishte shfaqje”, me regji të Agon Myftarit, me aktorët Rebeka Qena, Adrian Morina, Armend Ismajli e Besnik Krapi, informon Kultplus, njofton MIA.

Ky aktivitet organizohet nga Ministria e Diasporës të Kosovës, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër.

Kjo shfaqje, e cila e trajton temën e luftës në përgjithësi, duke paraqitur fakte për luftën e Kosovës, u ndoq nga një numër i madh i bashkatdhetarëve që jetojnë në Londër.

Përmes këtyre aktiviteteve, Ministria e Diasporës mëton ta prezantojë kulturën shqiptare para botës, por po ashtu t’i njohë të rinjtë shqiptarë me artin që zhvillohet në Kosovë, përmes shfaqjeve teatrale, por edhe muzikës së mirëfilltë shqipe, duke e krijuar një mekanizëm të mirë për diplomaci kulturore dhe ruajtje të identitetit.

Ditët e kulturës shqiptare në Britani të Madhe do të vazhdojnë edhe sot, me koncertin e xhaz këngëtares së mirënjohur Elina Duni, e cila në Londër do të interpretojë këngë të zgjedhura nga repertori i saj, ndërsa nesër hapet ekspozita e fotografit Fadil Berisha “Albanian Beauty”.

Ditët e Kulturës Shqiptare sivjet u organizuan edhe në Gjermani, Zvicër dhe Suedi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button