Zaev: Ta kthejmë jetën tonë, nuk kemi rezervë!

“Njerëzit janë zgjuar, zien si në kazan e gjithë Maqedoni. Njerëzit presin 11 dhjetor për të rivendosur lirinë dhe demokracinë, për të kthyer  jetën në Maqedoni.  Sonte Vallandovë është edhe një konfirmim për këtë. Një tjetër konfirmim për fitoren e  madhe “, tha lideri i LSDM-së Zoran Zaev në tubim në Vallandovë.

Të gjithëve që janë duke heshtur, u dërgoi një mesazh inkurajues që të mos kenë frikë nga banditët e Gruevskit dhe të përfshihen  në luftën për jetë. Në mënyrë të veçantë iu drejtua njerëzve të VMRO DPMNE-së  dhe u tha se ata nuk janë fajtorë, por vetëm disa prej udhëheqjes së partisë.

Ai  nga tubimi në Vallandovë  i  bëri thirrje Gruevskit  për të mos pasur frikë dhe të vijë në një duel, ballë për ballë për të diskutuar mbi ekonominë, të rinjtë, të vërtetën në Maqedoni.

Lideri Zaev u bëri thirrje qytetarëve të Vallandovës të  mos kenë  frikë dhe me krenari, më 11 dhjetor, ti  thonë  lamtumirë Gruevskit dhe të gjithë së bashku  të marrim jetën tone, sepse ai është vetëm një –nuk kemi rezervë.

Zaev para qytetarëve të Vallandovës tha se Plani do të një libër mësimor për secilin anëtar në Qeverinë e re e cila garanton jetë të denjë për të gjithë në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button