Tramp kërcënon: Nëse largoheni nga Shtetet e Bashkuara, do të ketë pasoja

Washington – Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, paralajmëroi kompanitë amerikane për bartje të pasojave në qoftë se të largohen nga vendi.

Tramp, gjatë një vizite në Indiana, tregoi për negociatat me kompanitë dhe mori si shembull kompaninë Carrier Corp. se si do të punojë me kompanitë e tjera amerikane që mendojnë për të zhvendosur vendet e punës në vende të tjera, raporton BBC, transmeton gazeta Express.

Carrier Corp., prodhues i aparateve të kondicionuara dhe pajisjeve të tjera, kishte planifikuar për tu zhvendosur në Meksikë, me ç’rast në SHBA do të mbylleshin 1,000 vende të punës.

CNN tha, duke cituar burime, se kompania nga shteti i Indianës, ku e ka fabrikën për 10 vjet do të marrë stimuj financiare rreth shtatë milionë dollarë.

Trump tha se qeveria e re do të trajtojë mirë kompanitë, por që do të ketë pasoja nëse ato vendosin që të largohen nga Shtetet e Bashkuara.

“Do të tatimohen rëndë në kufi, nëse ato duan të shkojnë”, tha Trump.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button