Partia Liberale në takim me banorët e Draçevës së Shkupit

Kryetari i Partisë Liberale dhe bartës i listës së Njësisë së parë zgjedhore Ivon Veliçkovski pasdite kishte takim me banorët në Draçevë të Shkupit ku paralajmëroi se do t’i konsolidojnë institucionet dhe do të përkushtohen në jetesën e klasës së mesme.

“Për pothuajse 300 familje kemi krijuar projekt “Koncept solidar”, në të cilin themi për qytetarët që janë të ashtu të bllokuar, do të bëjmë fond shtetëror, me të cilin i garantojmë borxhet e tyre dhe bëjmë riprogram, por edhe grejs periudhë, që të munden të kthehen të mbledhin forcë edhe për televizor të blerë për shembull të mos e humbin gjithë orenditë shtëpiake, ose për një veturë të blerë për shembull të mos e humbin banesën”, theksoi Veliçovski.

Ai, tha se populli e di që katër partitë politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës nuk mund ta zgjidhin problemin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button